E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Këshilltari i ngushtë i Trump rezulton pozitiv me koronavirus

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Trump, Robert O’Brien, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Përmes një deklarate zyrtare, Shtëpia e Bardhë njofton se këshilltari ka simptoma të lehta. Në njoftim theksohet gjithashtu se O’Brien ka pothuajse një javë që punon i vetë-izoluar larg zyrës së tij në Washington.

O’Brien është një nga personat më të afërt me Presidentin e SHBA, por takimi i tyre i fundit daton para dy javësh.

Sipas mediave amerikane, ai ishte i angazhuar në një tur në Evropë, ku ka takuar përfaqësues të lartë nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një...