E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Këshilli Politik/ Gjiknuri tregon çështjen e radhës për të cilën PD nuk bie dakord

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri tregoi para mediave çështjen e radhës për të cilën PD nuk bie dakord.

Gjiknuri bëri me dije se në mbledhje propozoi që të vijonin diskutimin për ndryshimet kushtetuese për listat e hapura, mirëpo sipas tij opozita nuk pranoi:

“Unë propozova që në vazhdën e takimeve që kishim zhvilluar dy ditë më parë, të vijonim diskutimin për ndryshimet kushtetuese për listat e hapura.

Opozita nuk kërkon që të trajtohet kjo çështje në Këshill, edhe pse thirrja jonë dhe e presidentit ka qenë që të dialogohet dhe kjo çështje.

Kërkuam dialog dhe vazhduam dhe sot ta prekim. Ne kemi mundësi që të vijojmë diskutimin deri në 30 korrik. Kuvendi ka filluar një procedurë për ndryshime kushtetuese që nuk e ndalojmë dot.

Nuk pati dakordësi. PD nuk kërkon që të vazhdohet më në këtë drejtim.

Menduam që edhe në përgjigje të thirrjes së partnerëve, por dhe të vullnetit dhe mirëbesimit që duhet të vijojnë palët, Këshilli Politik mund të ishte një forum për të vazhduar këtë diskutim.

Kjo është zgjidhje politike, mbetet pjesa e fundit, Kodi Zgjedhor që do mundësojë implementimin e rekomandimeve të ODIHR-it.

Ishim të gatshëm të vazhdonim diskutimin lidhur me amendimet kushtetuese, sot opozita nuk e shfaqi këtë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një...