E hënë, 18 Janar, 2021
3 C
Tirana

Këshilli Politik/ Bylykbashi: Duam datën e votimit të Kodit Zgjedhor

Eksperti i PD-së për çështjet zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka folur rreth mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, e cila zgjati më shumë se 5 orë.

I ftuar në emisionin “Mbrëmje në Abc”, Bylykbashi tha se opozita e bashkuar kërkoi nga Rama një datë për miratimin e Kodit Zgjedhor në Parlament.

Sipas tij, Rama ishte aty vetëm për të imponuar një agjendë të tijën.

“Kryeministri tha para mediave gjëra që s’u diskutuan aty brenda. Qartazi, Rama tentoi të impononte një agjendë të tij. Ajo që u bë e qartë nga opozita është prioriteti i qartë, që është zbatimi i Marrëveshjes së 5 qershorit. Duhej të miratohej rreth 15 korrikut, ne kërkuam një datë. Rënia e këtyre është rënie e marrëveshjes. Me gjithë këto veprime po vë në rrezik 5 qershorin. Ai vërtetoi modelin e tij të përhershëm. Bën marrëveshje dhe i prish të nesërmen. Marrëveshja ka humbur kuptimin dhe është bërë diçka e pabesueshme”, tha ai.

Më tej gjatë fjalës së tij, Bylykbashi u shpreh se ndryshimet e mundshme mund të deformojnë rëndë sistemin aktual, ndërsa theksoi se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet për 10 ditë.

“Ajo që është interesante, është qëndrimi i eurodeputetëve…Të ndryshosh Kushtetutën është të tërheqësh bazamentet e ngrehinës në Reformën Zgjedhore. Çfarë ndodh nëse ndryshon sistemi? E deformojnë rëndë sistemin aktual, e bëjnë problematik…Në qoftë se do të na duhet të marrin në diskutim sistemin zgjedhor, kemi rënë dakord që ta bëjmë në një fazë të dytë. Ndoshta më pak se 1 vit. Nuk ka asnjë ndalesë që Këshilli Politik të ndryshojë sistemi zgjedhor. Është kjo do vijë një tjetër. Jo modifikim. Kjo është ta bastartizosh këtë sistem, një gjë që funksionon si e tërë prishet, bëhet disfunksionale. Pse mos të jetë sistemi i thjeshtë. Na duhet debat me ekspertë ndërkombëtarë. Bundestagu, OSBE, kërkon reformë konsensuale. Sot kërkohet nga BE një reformë gjithëpërfshirëse. Për këtë arsye është 5 qershori. Pjesa konsensuale nënkupton që opozita jemi ne, çdo gjë tjetër është farsë, e përdorur nga Edi Rama. Është histori e Edi Ramës. Propozimet e Edi Ramës e kthejnë sistemin në bipartiak. S’ka më parti të vogla”, shpjegoi Bylykbashi.

Lexo edhe :   Ramës nuk i del inati: Nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona

I pyetur nëse mendon se mazhoranca do t’i kalojë më 30 korrik ndryshimet kushtetuese, Bylykbashi tha se “PS nuk mund ta bëjë hasha firmën e Gjiknurit.”

Lexo edhe :   Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

“Firma ime nuk është firma e Bylykbashit, është investimi politik nga pas. Edi Rama ka detyrimin t’i qëndrojë marrëveshjes. Është kusht për hapjen e konferencës së parë për anëtarësimin. Ajo që e bëmë të qartë që nuk mund të jetë Marrëveshja si pëlhura e Penelopës.”

Ndërsa, i pyetur nëse Lulzim Basha do të jetë i pranishëm në një mbledhje të radhës së Këshillit Politik, Bylykbashi tha se kjo nuk është e nevojshme.

“Është një temë politikë që mund të diskutohet fare mirë nga Këshilli Politik, kemi të gjitha kapacitet e nevojshme për ta bërë këtë. Kërkova që të përfshihen edhe ekspertë ndërkombëtarë. S’ka nevojë të vijë Basha, për t’i thënë Ramës zbato marrëveshjen,” sqaroi Bylykbashi.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...