Kryesore

Këshilli Bashkiak Tiranë miraton fondin 1 milionë dollarë për dëmet nga tërmeti


               Publikuar në : 19:23 - 22/09/19 Enno

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar fondin prej 1 milionë dollarë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga tërmetet e ditës së djeshme.

200 milionë Lekë të vjetra janë miratuar për Bashkinë e Durrësit për dëmet që ka patur në këtë qytet. Kurse 800 milionë Lekë të vjetra do të përdoren për të përballuar pasojat që shkaktoi në Tiranë tërmeti 5.8 ballë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri me dije se 35 ndërtesa në kryeqytet janë tërësisht të pabanueshme. Po ashtu, theksoi se për objektet që do të rindërtohen për shkak të dëmeve të mëdha që kanë pësuar nga lëkundjet, do të shkurtohen procedurat e lejes dhe do të hiqen taksat.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT