Kuriozitete

Këshilla mjaft të vlefshme, nuk kemi ditur të karikojmë celularin


               Publikuar në : 10:02 - 19/01/20 M P

Tashmë ndajmë të njëjtin qëndrim, se pa celularin nuk mund të bëjmë asgjë. Jemi shumë jemi të lidhur pas këtij aparati, sa duket sikur do të humbasim nëse e harrojmë telefonin në shtëpi, ose kur nuk ka bateri.

Për fat të keq, deri më tani e paskemi karikuar gabim celularin. Kur celulari ynë është plotësisht i karikuar, ne nuk duhet ta mbajmë në karikim. Kjo dëmton baterinë e aparatit tuaj celular, pasi mbingarkohet nga tensioni i panevojshëm që merr.

Një celular kurrë nuk duhet karikuar deri në 100%. Mundohuni ta çoni deri afër 90-tës dhe ta rikarikoni kur bateria të jetë drejtë mbarimit.

Duhet të jeni të vemendshëm kur bateria e aparatit tuaj celular kalon në nxehje. Kjo tregon se ajo është tejet e ngarkuar dhe gati për të shpërthyer.

Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme: Pajisjet që kryesisht ndodhen nëpër bare posaçërisht për t’i lënë klientët të karikojnë celularët, janë shumë të rrezikshme. Korenti që ato transmetojnë, nuk është kurrë në nivelin e duhur për një aparat celular.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT