E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

“Kësaj i vjen erë e keqe”, gazetari: Kush po i përdor komisionerët publikë?!

Gazetari Flamur Vezaj ka vijuar të faktojë përmes provave ngërçin në drejtësi dhe pabarazitë, e madje duke i etiketuar si “ca të nënës, e ca të njerkës”. Pas denoncimit lidhur me shkeljen flagrante të vendimeve, ku i dobëti dënohet më shumë se i “forti”, gazetari është ndalur sot tek komisionerët publikë. Ai është fokusuar tek një situatë, ku shkeljet janë evidente dhe se ende nuk është marrë asnjë masë.

Gazetari i referohet dy komisionerëve publikë pranë Vettingut, Darjel Sinës dhe Florjan Ballhysës, ku sipas ligjit, kanë për detyrë të ankimojnë vendimet e mos shkarkimit të prokurorëve/ gjyqtarëve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Kjo në rastet kur ata mendojnë se ai ose ajo nuk duhet të jetë në sistemin e drejtësisë, pas dhënies së vendimit nga KPK-ja. Duke shqyrtuar rastet, Vezaj nxjerr publikisht abuzimin që ndodh nga ta.

Sina e Ballhysa, sipas gazetarit, kanë ngritur një praktikë të paprecedentë. Ata ankimojnë në Apel, në mënyrë selektive vendimet ku prokurori/gjyqtari është vlerësuar pozitivisht nga tre anëtarët e Vettingut. Sakaq, rezultojnë dhjetëra raste, kur dy komisionerët nuk ankimojnë vendimet kur trupa gjykuese e Vettingut ndahet në vota, dy me një!

Statusi

Kush po i perdore komisioneret publike??!

Pse po selektojne apelimet per gjyqtaret/prokuroret!?

##

Dy komisioneret publike prane “vetingut”, Darjel Sina dhe Florjan Ballhysa, sipas ligjit, kane per detyre te ankimojne vendimet e mos shkarkimit te prokuroreve/gjyqtareve ne Kolegjin e Posacem te Apelimit gjithmone ne rastet kur ata mendojne se ai ose ajo NUK duhet te jete ne sistemin e drejtesise pas dhenies se vendimit nga KPK-ja! Pra, nese nje prokurore/gjyqtare kalon shkallen e pare, jane keta dy komisioner qe mund te ankimojne vendimin ne Apel!!

#Por cfare po ndodh!!?

Dy komisioneret Sina e Ballhysa kane ngrit nje praktike te paprecedent! Sipas statistikave ata ankimojne ne Apel, ne menyre selektive vendimet ku prokurori/gjyqtari eshte vleresuar pozitivisht nga tre anetaret e vetingut! Ndersa rezultojne dhjetra raste, kur dy komisioneret NUK ankimojne vendimet kur trupa gjykuese e vetingut ndahet ne vota, dy me nje! Pra per komisioneret nuk perben shkak per te kerkuar shkarkimin e prokuroreve/gjyqtareve ne Apel, kur nje nga anetaret e KPK-se thote qe subjekti duhet te shkarkohet dhe jep mendimin e pakices pse duhet te shkarkohet! Ndersa, komisioneret, ankimojne vendimet ne menyre SELEKTIVE dhe te cuditshme ndaj disa prokurore/gjyqtare qe kane kaluar shkallen e pare me tre vota, unanime! Dy komisioneret, kush i NDALOJE te apelojne vendimet per gjyqtaren e Apelit Edlira Petri (bashkshorten e S.Sadushit), po per gjyqtaren e Apelit administrative Altina Nasufi, gjyqtarin njeherazi kryetar i Gjykates se Tiranes Petrit Çomo, prokurorin e Tropojes Artan Shtungza, prokuroren Aferdita Vatnikaj (Ndou), prokuroren Marjeta Zaimi, prokurorin e Arenc Çela e prokurorin e SPAK-ut Klodian Braho e disa te tjere! Po ONM-ja, pse nuk bertete edhe per keta qe kane kaluar shkallen e pare me vota te ndara??! Pse ONM-ja nuk i kerkon komisionereve, meqense ata nuk ndihen, ti ankimonin keto raste?! Kush i ndaloje ta benin ankimin edhe pse nje anetare i KPK-se rendit argumentet per shkarkim!? Nga ana tjetee, dy komisioner, kane ankimuar vendimet e dhene ne menyre UNANIME si per rastin e prokurorit Arben Dollapi, Besnik Cani, Gentjan Osmani, Elizabeta Imeraj, Antoneta Sevdarin, etj etj! Pra keta edhe pse kane kaluar ne menyre UNANIME nga shkalla e pare, vendimet e tyre jane ankimuar nga komisioneret!?! Nuk do te thoja asnje fjale, nese te gjithe ata qe kalojne me dy vota, komisioneret ti apelonin, por kjo nuk po ndodh dhe kesaj i vjen ere e keqe, pasi dikush po i perdore sipas interesave te caktuara! Cka me ngre dyshimet se sic po selektohen gjyqtaret/prokuroret nga disa standartet e vetingut, te njejtin selektim po e bejne edhe komisioneret publike! Ose thene ndryshe, Komisioneret, tashme jane kthyer ne sigurese ose diga e dyte e atyre qe NUK duhet te kalojne apo duhet te kalojne. Pra, nese pa dashur KPK-ja ben dicka qe nuk ju pelqen hartuesve te listave, atehere vihen ne loje dy komisioneret publik me turne! E ONM-ja kujtohet dhe uleret vetem per rastet kur atyre i kane fry te veshi me letra anonime e te sajuara apo edhe ne takime private! Ky pra eshte standarti i vetingut, komisionereve publike dhe ONM-se fatkeqesishte!

#BollMeSelektimeSeKjoNukQuhetReforme#

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nxehet situata mes socialistëve/Koçi-Lames: Dikush duhet çuar në SPAK

Pak më herët, drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame reagoi pas akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi, se duart...

Izmir Smajlaj nuk kualifikohet për në finale

Izmir Smajlaj nuk u kualifikua dot për në finale në kërcim së gjati. Një tjetër sportist shqiptar largohet nga Olimpiada e Tokios, teksa është...

Përfundon aventura e Erkand Qerimaj, i 9-ti në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj ka dalë i 9-ti në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”. Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në...

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...