Shqipëria

Kërkoni punë në SHBA? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

               Publikuar në : 09:31 - 16/05/19 Enno

Ambasada amerikane ka dhënë ditën e sotme një njoftim mjaft të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që janë në kërkim të një pune nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara.

Me një shënim në faqen e vet në Facebook, Ambasada Amerikane këshillon të interesuarit të “mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim”.

“Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor”- njofton ambasada.

Mesazhi i Ambasadës Amerikane:

Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në 👉www.uscis.gov

Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor. #pyetanen

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT