E martë, 26 Janar, 2021
8 C
Tirana

Kërkoi lirimin me kusht, Zani Çaushi merr vendimin e papritur

Ish-kreu i Bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, është paraqitur sot përpara Gjykatës së Korçës për të kërkuar lirimin me kusht.

Zani Çaushi duket se ka hequr dorë nga kërkesa për të përfituar dalje nga qelia. Nga salla e gjyqit, Çaushi ka kërkuar që t’i njihet dinamika e gjykimit, ndërsa theksoi se ka bërë 31 vite burg dhe jo 25.

Ai ka thënë para togave të zeza se hiqte dorë nga kërkesa për lirim, ndërkohë avokati i tij kishte sjellë provat për vitet e dënimit.

Duke qenë se Çaushi u tërhoq nga kërkesa në mes të gjykimit, prokuroria nuk arriti të shprehej për këtë çështje. Kështu, Gjykata e Korçës pushoi çështjen ndaj tij.

Kush është Zani Çaushi?

Myrteza Çaushi, njeriu i konsideruar si ‘i forti’ i Çoles, u arrestua në shtator të 1997 dhe pas një beteje të ashpër që zhvilloi me gjykatën mundi të marrë pafajësinë dhe të lirohet në mars të 1999.

Pas një përplasje me armë ku la të vrarë dy persona dhe u plagos dhe vetë, Zani Caushi u arrestua në nëntor të 1999 dhe prej asaj kohe qëndron në qelitë e burgut, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për krijim bandash të armatosura, vrasje, pengmarrje, plagosje etj.

Banda e Çoles

Banda e Çoles u krijua nga Myrteza Caushi, i njohur ndryshe edhe si “Zani”, i forti i Vlorës, personazhi i rebelimit në mars të vitit 1997. Pjesëtarët e grupit ishin 15 persona, shumica me precedentë penalë.

Myrteza Caushi ishte i burgosur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Greqi, pasi kishte disa vepra të rënda penale. Krejt papritur, në muajin shkurt 1997, ai arratiset nga burgu dhe rikthehet në Vlorë, ku duke përfituar nga trazirat, së bashku me disa shokë të tij krijojnë bandën e njohur në gjithë vendin për krimet monstruoze që ka kryer.

Në Vlorë, gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda. Tri prej tyre ishin rivale me atë të Zanit, Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit (shpeshherë bashkoheshin në një grup) dhe Banda e Pusit të Mezinit.

Kjo e fundit u eliminua gjatë masakrës së Levanit më 28 mars 1997. Kjo bandë u nis për të eliminuar Zanin dhe Komitetet e Shpëtimit që po mblidheshin në Vlorë, po u dekonspiruan nga zyrtarë shtetërorë.

Rivalitetin më të madh, banda e Zanit e pati me bandën e Gaxhait. Përplasja midis tyre nisi më 9 maj 1997, kur u vra Bernard Duçka, i njohur si Kuqo, anëtar i bandës së Gaxhait.

Gaxhai në kundërpërgjigje tentoi të merrte autoblindat e Policisë për të luftuar me Zanin, po nuk ia arriti. Me përfundimin e trazirave dhe arrestimin e pjesëtarëve të dy bandave, lufta midis tyre mbaroi.

Ja cila është një pjesë nga kronika e përgjakshme e Bandës së Çoles (Zani Caushit). Banda e drejtuar në vitin e tmerrit nga Zani Caushi kujtohet për shumë krime të rënda, ku disa prej tyre janë:

Më datë 7 maj 1997 merret peng tregtari nga Tepelena, Artur Gjoshi, dhe miku i tij, Pëllumb Petriti. Kjo ngjarje solli një përplasje të ashpër midis bandave të Vlorës dhe atyre të Tepelenës.

Më 8 maj 1997 rrëmbehet tregtari Foto Kola, pas torturave lirohet për 500.000 lekë.

Më datë 9 maj 1997 vritet Bernard Duçka me nofkën “Kuqo”, që kishte shkuar për të ndërmjetësuar për lirimin e Gjoshit. Kundërshtarët për t’u hakmarrë rrëmbejnë vëllanë e ushtarit të Zanit, Avdyl Bajrami, të cilin e vrasin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mos e bëni kaq joserioze ‘Ndranghetën’

Nga: Mero Baze Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkëpunëtorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së...

Pas 3 vitesh, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin e parë

Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e parë pas 3 viteve mungesë. Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës së gjyqtarëve për Kodin e Procedurës Penale. Ankimet për gjykimet në...

Kosovë: Aprovohet vendimi i KQZ-së, Albin Kurtit i mohohet kandidimi

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në këtë institucion, pas moscertifikimit të listës së...

A mund të besojmë te zgjedhjet kur s’ka llogaridhënie?

Nga: Agim Baçi Përvoja na kujton një të vërtetë të rëndësishme, që qeveria e përgjegjshme nuk vjen vetëm përmes zgjedhjeve. Ajo vjen së pari përmes...

Gjermani: Teste të shpejta kundër Covid-19 në shtëpi

Një test i thjeshtë e i shpejtë për Covid-19 në shtëpi do t'i bënte shumë gjëra më të lehta dhe mund të ndihmonte në...