E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Kërkoi legalizimin e ryshfetit, Rama: Mbresëlënëse paturpësia e propozimit

Në një takim me mjekë dhe infermierë në kuadër të nisjes së punimeve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Rama u ndal në propozimin e një mjeku për të legalizuar ryshfetin. Nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, kryeministri Edi Rama ka komentuar thirrjen e mjekut të Traumës, për legalizimin e bakshisheve, që sipas tij, duhet të lihen në recepsion. Kreu i qeverisë e ka cilësuar si mbresëlënëse nga niveli i kurajos dhe nga paturpësia e propozimit. Rama tha më tej se niveli i shpërblimit do rritet, dhe se nuk është zotim elektoral.

“Më bëri shumë përshtypje para pak ditësh një grumbullim mjekësh dhe një zëdhënës që kërkonte legalizimin e ryshfetit, është vërtetë mbresëlënëse nga niveli i kurajos dhe nga paturpësia e propozimit.

Niveli i shpërblimit i mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim siç e kemi rritur dhe në vitet pararendëse. Nuk është një zotim elektoral, por i planifikuar që të mbahet që pagat për bluzat e bardha të rriten deri në 40%. Të thuash që ka ardhur koha të legalizojmë ryshfetin është një lëvizje që e gjithë sistemi, i cili ka filluar të ndjehet po shtrihet shumë më thellë. Nuk mund të ketë në asnjë mënyrë barazim të të gjithë mjekëve dhe bluzave të bardha në perceptimin se të gjithë janë njësoj, dhe të gjithë fusin duart në xhepat e familjarëve. E vërteta nuk është kështu.

Ndarja mes asaj, sipas meje shumice që e nderon sistemin tonë dhe është aty për të konfirmuar faktet që lidhet me sa shumë ndërveprime kryhen në funksion të pacientëve dhe sa shumë rezultate arrihen. Nga ana tjetër, bën që të jetë e domosdoshme që mjekëve dhe infermierë që trondisin opinionin publik, ku papritur shfaqen si gjakpirës në kuptimin e  vërtetë të fjalës të ndiqen dhe përndiqen deri në fund nga ligji.

Lexo edhe :   Masakrimi i masakrës

Ne kemi në proces edhe ndërtimin e një rrjeti të tërë anti kurrupsion nga ana jonë, për të vendosur në një presion të dyfishtë të gjithë sistemin tonë publik. Të gjitha këto që bëjmë humbasin një pjesë të rëndësishme të vlerës së tyre në rast se sistemi vazhdon të ushqejë parazitë dhe grabitqarë. Kjo është arsyeja që edhe në spitale do të shtrijmë rrjetin e individëve që do të jenë aty vetëm për këtë punë. Për të kontribuar në ndarjen nga i njomi dhe i thati.

Lexo edhe :   Masakrimi i masakrës

Nuk mund të ketë luftë kundër të keqes nëse ajo është e ndarë mes pushtetit ekzekutiv që qëndron në barrikadë, dhe atyre që janë jashtë këtij pushteti. Lufta do të zhvillohet brenda. Në radhë të parë dhe vetëm kështu do të rriten të ardhurat, besimit, solidariteti dhe dinjiteti e respekti, do të vendosen në vendin që e meritojnë ata të cilët bëjnë detyrën. Vetëm kështu Shqipëria do të ngjitet në atë majë që është penguar”, u shpreh Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...