Kërkesa e FSHF për lejimin e ndeshjeve pa tifozë, Manastirliu tregon si do veprohet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka komentuar kërkesën e FSHF, për zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë. Ajo tha se është ende herët për të folur për hapjen e kampionateve, qoftë edhe pa tifozë.

Ministrja tha se me rëndësi mbetet jeta e sportistëve, ndërsa koronavirusi ndalet po të kemi një vaksinë. Gjë që për momentin, ende nuk ka dalë një vaksinë, që do jetë e aplikueshme për popullatën në mbarë botën.

“E kemi marrë këtë kërkesë. Jemi duke e diskutuar, por jem ende herët për të folur për hapjen e kampionateve edhe pa tifozë. Duhet të garantojmë jetën e sportistëve gjithashtu. Nuk kemi ende një vendim për këtë”, tha Manastirliu.