Kërkesa e Biden për Kosovën në 1999-ën: UÇK duhet të integrohet në KFOR (Foto)

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden para shumë vitesh kishte bërë një propozim në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në vitin 1999, Biden, asokohe Senator i SHBA-ve, kishte propozuar që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të integrohej ne strukturën e KFOR-it.

Këtë deklaratë, ditën e sotme këtë e ka rikujtuar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi i cili ka publikuar dhe një artikull të gazetës ”Fox News Sunday”, në të cilën citohen fjalët e Biden në lidhje me këtë çështje.

Megjithatë ai nuk ka komentuar për asgjë dhe nuk dihet nëse ky është një mesazh i koduar për Biden duke qenë se tashmë është President.

“Komandantët ushtarak të NATO-s dhe UÇK-ja, janë afër një marrëveshjeje për integrimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në forcën paqeruajtës e NATO. Senatori nga radhët e demokratëve i tha gazetës Fox News Sunday, se gjeneral lejtnanti britanik Sir Majk Jakson ka paralajmëruar se një pjesë e UÇK-së do të mund të integrohet në KFOR, nën kontrollin e tij, dhe me përgjegjësi për çështje civile”, thuhet në artikull.

TË LIDHURA

Next Post

JU REKOMANDOJMË





TË FUNDIT