E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Kërcet arma në Tiranë/ Sherr mes 2 ortakëve të një pallati në ndërtim

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Një sherr mes 2 ortakëve të një pallati në ndërtim, ka përfunduar deri në përdorimin e armëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëngjesit të kësaj të mërkure, në lagjen “Ndre Mjeda”, e njohur si zona e ish-parkut të autobusëve.

I plagosur ka mbetur biznesmeni Sino Llanaj, ndërsa autori Albert Allmuça është shpallur në kërkim. Para rreth 6 muajsh, për shkak të konflikteve që kanë patur me njëri-tjetrin, dy pronarët Albert Allmuça dhe Sino Llanaj, në lidhje me mënyrën se si kanë shitur apartamentet e pallatit në fjalë kanë patur një konflikt i cili ka çuar në bllokimin e rrugës me kamionë, si edhe sherr fizik mes tyre. Rasti më i fundit ishte në zonën e ‘Astirit’, raporton “Shqiptarja”.

Pallati është në ndërtim në rrugën “Ndre Mjeda”, në njërën prej zonave që po merr mjaft zhvillim së fundmi në Tiranë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...