Foto Galeri

Kërcënon vëllai i Admir Muratajt: Ja kush e hodhi në rrugë trupin (foto)

               Publikuar në : 13:04 - 10/04/19 M. S

Vëllai i Admir Muratajt ka paralajmëruar se do ti gjejë vetë ata që e lanë në rrugë, duke lënë të nënkuptuar se mund të ketë edhe vetëgjyqësi. Cen Murataj tha për mediat nga morgu i Tiranës se Admiri mund të jetë vrarë nga vetë bashkëpunëtorët. Po kështu, ai u shpreh se këtë çështje nuk do e lë me kaq, pasi do kërkojë edhe ndihmën e policisë për të gjetur bashkëpunëtorët.

Intervista:

Kur keni komunikuar për herë të fundit me Admirin?

“Dy vjet më parë. Admiri ishte në kërkim”.

Keni deklaruar se Admiri është përdorur në këtë grabitje, keni dyshime?

“Do ta gjejmë. Po nuk e gjeti policia, do ta gjejmë me mënyrat tona”.

A i njihni ju shokët e Admirit, me kë shoqërohej dhe kush mund të jenë bashkëpunëtorët e tij në grabitjen e djeshme?

“Deri tani nuk e dimë, por do t’i gjejmë kush janë ata shokë. Ata që e kanë lënë rrugë, ndërsa e akuzojnë si organizator”.

Si do t’i gjeni?

“Do na ndihmojë policia, do interesohemi. E shohim sa organizator ishte Admiri, ishte vegël”.

E kanë tradhtuar shokët po thoni?

“Diçka duhet të jetë. Organizatori nuk vritet. U përdor me 1 milion përqind”.

Është vrarë nga policia apo nga shokët?

“Nuk e dimë akoma”.

Vëllai i Admir Murataj lëshon ‘bombën’: Ai ishte vegël, e jo organizator. Do ti gjej vetë autorët!

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT