“Turitharë”, “gazetare e qelbur”, “plehra” apo “të kap prej leckash”, ishin vetëm disa nga ofendimet dhe kërcënimet e simpatizantëve të Tahirit drejtuar gazetares Klodiana Lala, pasi kjo e fundit i drejtoi një pyetje ish-ministrit.
Lidhur me këtë ngjarje aspak të këndshme ka reaguar kolegia e Lalës, gazetarja Mimoza Koçiu, e cila dënon këtë akt ndërsa kritikon edhe mosreagimin e deputetit Tahiri gjatë incidentit.
Koçiu shkruan se gazetarët nuk abuzojnë me taksa, por thjesht bëjnë punën e tyre duke u munduar të hedhin të gjitha “dritëhijet” e asaj çfarë ndodh.
“Po si mundet që të bëhet sehir kur një gazetare sulmohet teksa është duke bërë detyrën? Nuk i bën nder së pari Saimir Tahirit që pranon të “mbrohet” në këtë mënyrë primitive. Gazetarët nuk preken të dashur militantë, te cilitdo krah qofshi! Nuk paguhen e as abuzojnë me taksat tuaja! Ata ndihmojnë të shikoni gjithë dritëhijet e çfarë ndodh. E drejta e secilit pastaj, t’i hape sytë apo të jetojë i lumtur në verbëri”, shprehet Koçiu.
REAGIMI:
E turpshme qe sulmohet gazetarja qe shkon te beje punen, e t’i jape ze, si secili prej kolegeve te saj keto dite, me shume se kujtdo ish ministrit te brendshem, emri i te cilit ka dale ne pergjime italiane, jo shqiptare. A nuk ishin mediat, gazetare e operatore te instaluar me ore te tera sa tek shtepia e Tahirit, tek kryesia ku zhvillohej keshilli i mandateve e tek selite e partive (pertej orareve normale te punes e kjo eshte e zakonshme), qe te gjithe te kishin mundesi te merrnin informacionin maksimal e ne kohe reale mbi kete ngjarje? Po si mundet qe te behet sehir kur nje gazetare sulmohet teksa eshte duke bere detyren? Nuk i ben nder se pari Saimir Tahirit qe pranon te “mbrohet” ne kete menyre primitive. Gazetaret nuk preken te dashur militante, te cilitdo krah qofshi! Nuk paguhen e as abuzojne me taksat tuaja! Ata ndihmojne te shikoni gjithe dritehijet e cfare ndodh. E drejta e secilit pastaj, t’i hape syte apo te jetoje i lumtur ne verberi! Klodiana Lala forca kolege! Keep going!