Berisha dëshmoi dje për 3 orë në Prokurorinë e Tiranës, për protestën e dhunshme të 8 janarit. Ish-kryeministri Sali Berisha nuk iu shmang dot organit të akuzës, ku mohoi organizimin e dhunës në protestën e datës 8 janar që u zhvillua para selisë blu, duke lënë në baltë mbështetësit. I pyetur lidhur me një foto që ka qarkulluar, në të cilën Berisha shihet teksa u drejtohet protestuesve me dorën lart, ai u shpreh se i ka thënë protestuesve që të hapin rrugën dhe nuk i ka nxitur për dhunë, duke i braktisur mbështetësit. Në Prokurori, Berisha tha se i informoi hetuesit për atë që ai e quan banda e liderit demokrat Lulzim Basha brenda në seli, dhe sipas tij, ka pasur njerëz të armatosur në godinë atë ditë dhe armët u larguan me makinën e kreut të Partisë Demokratike.
A ka pasur mercenarë e njerëz të armatosur? Dhatë në Prokurori prova e emra konkretë për këtë denoncim?
“Kjo ishte një çështje pjesë e deklaratës sime, PD do dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup merenarësh, vrasësish e trafikantësh, emra konkretë i keni dhe në FB tim disa prej tyre. Kështu që besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë tregonte gjithçka se cfarë ndodh në narkoshtet. Çështja tjetër që unë shtrova me forcë, si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës përdorte banda e Lulzim Bravës? Kjo ishte dëshmi tjetër e një shkrirje bashkëpunimi të grupit të mercenarëve me narkobanditët me uniformë.
Emrat e mercenarëve një pjesë i kanë ndaluar, problemi është se armët i nxori nga selia thuhet Lulzim Brava me mjetin e tij, megjithatë ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli, ka foto por jo vetëm foto. Nuk ka asnjë njeri sot që vë në dyshim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga vrasës, trafikantë, fondamentalistë si roje të Lul Bravës”.
Teksa e akuzon Lulzim Bashën edhe një herë si peng të Ramës, Sali Berisha pati edhe një thirrje për amerikanët. Ai u pyet për mesazhin e Escobar, i cili dënoi dhunën në Partinë Demokratike, dhe tha se ata që mbështesin Bashën më shpresën se po dëmtojnë atë, nuk i bëjnë llogaritë mirë.
Berisha teksa iu drejtua zyrtarit të lartë të DASH, u shpreh se “të mbështesësh Bashën, nuk do të thotë të më luftosh mua”.
Ndërsa deklaratave për shpallje “non grata”, që Escobar u shpreh se lidhen me korrupsionin, Berisha e sfidoi duke i kërkuar që të depozitojnë çdo fakt dhe dokumente.
“Unë shpreh keqardhje të madhe, sepse në vizitën e parë reagimi im ishte ky: që shqiptarët janë një komb i vjetër dhe në ato elementë të tyre ata nuk i kanë qejf kukullat. Po ta vesh re, Shqipëria është vendi me tregun më të vogël të kukullave. Pse? Kjo është çështje e analisteve.
Në mënyrën më të sinqertë, i kërkova që mos merret me kukullat. Mendoi se me deklaratën do ta ndihmonte, por jo e patë që jo vetëm nuk ndikoi në Kuvend, por Kuvendi shënoi një rekord historik të paparë në këtë vend. Përsëri thotë se punoi mirë. Por unë i them tani se si mund të punohet mirë me një njeri që për të mbrojtur veten dhe godinën merr banditë dhe vrasës, kur ka edhe gardën.
Ai shpreh qëndrimin e tij, por unë prapë e ftoj zotin Escobar por edhe të tjerët që çdo fakt dhe dokument që kanë ti depozitojë në gjykatë. Çdo fakt dhe dokument që të këta t’jua sjellë shqiptarëve, s’ka nevojë për gjykatë, i marr unë vetë vendimet.
Të mbështesësh Bashën sot jo vetëm që mbështet një kufomë politike, por më keq se kjo. Ai ka një gjë tjetër, të mbështesësh Bashën është një përçmim i madh për shkelmim mbi politikanët shqiptarë. Të mbështes Bashën nuk do të thotë të më luftosh mua”, u shpreh Berisha.
Gazetari Imer Mushkolaj, tha se Berisha është personi i fundit që duhet të flasë për dhunën, pasi ai është përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në mes të Tiranës më 21 janar. Por Berisha është kundërpërgjigjur, duke e cilësuar gazetarin si provokator të Novi Sadit dhe të Vuçiç, e ndërsa ka shtuar se 21 janari nuk ishte një protestë paqësore.
Debati
Gazetari: Berisha, ku ju përmendni dhunën, mua më tingëllon shumë ironike sidomos në janar, për shkak se jo me 8 janar por me 21 janar janë vrarë 4 protestuese në Bulevard kur ju ishin kryeministër. Kisha sugjeruar që fjalën dhunë, sidomos kur jeni ju në pyetje mos ta merrni në gojë pasi keni përgjegjësinë për vrasjen e atyre protestuesve në Bulevard. Ju e keni përgjegjësinë. Ju jeni personi apo do të duhet të ishit personi i fundit që flet për dhunën, për shkak se ju jeni përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në mes të Tiranës.
Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.
Gazetari: Lëri këto përralla, mos na i përsërit.
Berisha: Do më lini të flasë, apo si e keni hallin? Nëse ti sjell, mos e prishni emisionin. Më keni thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.
Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.
Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.
Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.
Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty, i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore? Kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë?
Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.
Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.
Gazetari: Keni përgjegjësi politike se ju dalin të zeza të tjera, ju dalin të zhdukurit. Si puna e Remzi Hoxhës. Dëgjomë dhe diçka. Fati juaj personal nuk është fati i shqiptarëve dhe i SHqipërisë.
Berisha: Kështu thotë dhe Beogradi.
Gazetari: Mos provoni ta digjni dhe njëherë Shqipërinë për veten dhe familjen.
Berisha: Aleksandër Vuçiç punon nga mëngjesi në darkë kundër Sali Berishës. Axhenda jonë e re do i japë fund kësaj.
Gazetari: Aleksandër Vuçiç është studenti i Millosheviçit të cilin e furnizove me naftë.
Berisha: Ti je mjeran që në 2 fjalë thua 3 gënjeshtra. Jeni programuar në Novi Sad.
Gazetari: Siç thoni ju me aluçinacionet tuaja. Keni aluçinacione.