E enjte, 17 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Keni probleme me bankat për shtyrjen e kredive? Rama merr masat emergjente

Gjatë këtyre javëve izolim, një pjesë e madhe e qytetarëve kanë hasur në pengesa të vazhdueshme nga ana e bankave për shtyrjen e kredive. Ky shqetësim madje është bërë publik edhe kur kryeministri Rama ka qënë pjesë e emisioneve.

Por duket se durimit i ka ardhur fundi, dhe kreu i qeverisë është detyruar që të ashpërsojë masat. Ai paralajmëron të gjithë shqiptarët, të cilët janë përballur me refuzimin e bankave për shtyrjen e kredive, se është vënë në dispozicion një kanal ankesash.

Rama njofton se nëse nuk keni gjetur mirëkuptimin me bankat ku keni kredinë, mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë për të zgjidhur këtë situatë, duke shkruar në adresën e email-it: [email protected]

Njoftimi

🔴 PËR TË GJITHË ATA QË HASIN PROBLEME ME BANKAT PËR SHTYRJEN TREMUJORE TË DETYRIMEVE NGA KREDITË, BANKA E SHQIPËRISË KA VËNË NË DISPOZICION NJË KANAL ANKESASH NË FAQEN E VET:

🟡 Udhëzim i Bankës së Shqipërisë, për qytetarët dhe bizneset për riskedulimin e kësteve të kredisë me subjektet kredimarrëse

Në vijim të njoftimeve të mëparshme, Banka e Shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.

Fillimisht ju nevojitet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/subjekte ku keni kredinë.

Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it:

Lexo edhe :   Vaksinimi nuk ndalet/ Rama: Mbërrijnë 11,700 doza nga Pfizer
Lexo edhe :   'Me një mik special'/ Rama i shkon në shtëpi ish-presidentit francez, Sarkozy

🟢[email protected]

Lutemi të specifikoni konkretisht emrin e bankës/subjektit me të cilin keni një marrëdhënie kredie, shpjeguar vështirësitë tuaja financiare si pasojë e situatës së krijuar dhe vënë në dispozicion korrespondencën e plotë që keni pasur me bankat/subjektet.

BANKA E SHQIPËRISË

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...