Keni plane për fundjavë? Moti vjen me surpriza

Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të izoluara përgjatë vijës bregdetare.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Dita e diel, mot me kthjellime dhe shtim gradual të vranësira deri të dendura. Reshje parashikohen të bëhen prezente në orët e mbrëmjes, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.