Kthjellime dhe vranësira të lehta vijojnë të dominojnë në zonat Perëndimore, por vranësira më të shpeshta sjell mesdita në zonat lindore, ku priten shira të izoluar.
Mbrëmja dhe kryesisht orët e natës shtojnë vranësirat në territor, duke sjellë shira në zonat Perëndimore.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga veriperëndimi, duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por rritje të ndjeshme sjell mesdita, duke shënuar mbi 34 gradë Celcius.