Këngëtarja shqiptare: Robert Berisha nuk është për familje

Këngëtarja Loreta Kaçka, e cila ishte një nga të ftuarat e “Shiko kush luan”, u vendos në një loje ku duhet të përzgjidhte një nga personazhet e famshëm shqiptarë si “dashurinë” e jetës së saj.

Artistes ju paraqitën disa personazhe me pyetjen “Do të martohesha me….”. Një nga katër personazhet e përzgjedhur të Lorit, ishte pikërisht këngëtari Robert Berisha.

Lori u shpreh se do të zgjidhte Robertin për shkak të lojës, por sipas saj, ai nuk është për familje.

“Robertin! Nuk është shumë për familje. E kam mik shumë të mirë dhe e përshëndes shumë, por e thashë meqenëse është lojë, zgjedh Robertin!”, u shpreh Lori.