Ditën e sotme, këngëtarja e njohur Anjeza Shahini ka publikuar në ‘Insta Story’ një foto të vogëlushes së saj, e cila quhet Victoria Kelis Connolly.
“Lahet çupa çup e çup”, mbishkruan këngëtarja.
Pak ditë më parë, këngëtarja Anjeza Shahini, përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram publikoi lajmin e ëmbël, prej ku bëri publik dhe emrin e vogëlushes.
“Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly. Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI”, shkruante ajo.
Kujtojmë se Anjeza dhe bashkëshorti i saj anglez Paul Edward Conolly janë martuar në shtator të vitit 2015-të në Toskanë, ndërkohë aktualisht ata jetojnë në Britani.