E martë, 30 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

Këngëtarja shqiptare i nxjerr ‘bojën’ Festivalit të RTSH-së: Fituesi zgjidhet 3 ditë para

Prej vitesh, këngëtarët shqiptarë kanë bërë me dije se fituesit e festivaleve zgjidhen nga organizatorët, dhe jo nga votuesit. Madje, në shumë raste këto detaje janë publikuar përmes statuseve në rrjetet sociale.

Ndërsa kanë kaluar tre muaj nga Festivali i RTSH-së, Eliza Hoxha bëri publik të njëjtin problem që vazhdon sipas saj të ekzistojë prej vitesh në këtë event.

E ftuar në emisionin “Gjesi”, Eliza u shpreh se fituesi zgjidhet tre ditë përpara, dhe kjo të heq motivimin për të performuar. Ndodhur në këto kushte, ajo pyet se pse duhet të konkurrosh, kur mund ta çojnë fituesin direkt në Eurovision.

“Unë e shijova shumë, ika shumë e përgatitur. Festivali kishte shumë gjëra të njëjta, dhe shumë gjëra ndryshe. Si organizim ishte shumë më i mirë se herët e tjera.

Pjesa tjetër është e zakonshme, përcaktohen në shumë raste fituesit para kohe. Kur ti e kupton 3 ditë përpara se kush fiton, si të kesh motivim të dalësh të këndosh?

Te Festivali i RTSH-së e kupton zakonisht tre ditë më herët fituesin. Përgjigjja ime është pse ta bëjmë festivalin, kur mund ta çojmë direkt fituesin”, u shpreh këngëtarja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...