Rajoni

Këngëtarja shqiptare i futet politikës, kandidate për deputete

               Publikuar në : 18:21 - 10/09/19 M. S

Këngëtarja e njohur Enkelejda Arifi, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ndër të tjera ai njofton se ajo është këngëtare profesioniste dhe jeton në Gjilan, ku punon si zyrtare për kulturë në komunë që nga viti 2010.

Statusi

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enkelejda Arifi, na është bashkuar në Lëvizje dhe është në listën e kandidatëve të VETËVENDOSJE!-s për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo vjen nga Durrësi ku është shkolluar për muzikë (flautë dhe kanto) dhe jeton në Gjilan ku punon si zyrtare për kulturë në komunë që nga viti 2010.

Ajo është këngëtare profesioniste prej 25 vitesh dhe ka një krijimtari të gjerë ku përfshihen dhjetra albume e këngë të zhanreve të ndryshme.

Enkelejda në vitet 2001 e 2002 ishte mësimdhënëse në shkollën fillore “Abdullah Tahiri” të Malishevës në Gjilan, pastaj deri në 2006 ka punuar në programin për shoqërinë civile të NDI, për të vazhduar në vitin 2007 si koordinatore e NDI për Gjilan. Në vitet 2008 dhe 2009 ka qenë pjesë e KQZ-së në Gjilan si dhe trajnere për procesin zgjedhor. Ka përvojë disa vjeçare dhe është eksperte në avokim, lobim, monitorim të pushtetit lokal dhe procesit zgjedhor.

Me këngën në zemër dhe me këngëtaren Enkelejda ecim drejt fitores më 6 tetor 2019.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT