Këngëtarja me origjinë shqiptare po shkon drejt altarit (FOTO)

Këngëtarja më origjinë shqiptare por që jeton në Greqi, Eleni Foureira, duket se po shkon drejt martesës. Foureira ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj, ish-futbollisti dhe biznesmeni Alberto Botia, që jeton në Arabinë Saudite.

Konfirmimin e propozimit për martesë nga këngëtarja, e bëri të ditur gazetarja greke, Marena Kardigiannopoulou.

Nga ana tjetër, në emisionin MEGA “Pame Danai” gazetari Aris Kavatzikis u shpreh: “Në një moment në revistën “Hello”, ne kishim disa fotografi të Eleni që ishte me Alberton dhe kishim shumë kohë për t’i parë së bashku. Alberto kishte ardhur nga Arabia Saudite për ta parë, ne bëmë një reportazh dhe e kishim kërkuar shumë dhe i kishim dhënë titullin se ata janë përsëri së bashku dhe ne kishim lëshuar një eskluzivitet.

Pastaj e kuptuam që ata të dy në atë kohë i kishin dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit, sepse ishin larg për një kohë, por kur dy njerëz duan të jenë së bashku, unë mendoj se pengesat dhe distanca mund t’i kapërcejnë të gjitha dhe ne e kuptuam kur bisedonim me shumë njerëz që Eleni donte ta merrte atë me shumë seriozitet.

Ky burrë arriti t’i provojë asaj pavarësisht nga distanca, se ai është gjithmonë pranë saj në të lehtë dhe të vështirë. Ai hoqi dorë nga gjithçka dhe erdhi për ta parë atë dhe padyshim që i dha këtë shansin e dytë dhe sot përfundojmë me propozimin për martesë që thotë Marena”.

Por duket se altari nuk do jetë në planet shumë të afërta, pasi përparësia e këngëtares aktualisht është “House of Fame”, dhe çifti do të presë të normalizohet situata e pandemisë prej koronavirusit.