E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Këngëtarja e famshme i jep fund martesës, s’do ta besoni për çfarë është paditur nga ish-vjehrri

Kelly Clarkson dhe partneri i saj Brandon Blackstock, i dhanë fund martesës në qershor të 2020-ës. Por drama në jetën e saj nuk përfundon me kaq, pasi këngëtarja është paditur nga ish-vjehrri.

Ish-vjehrri Narvel Blackstock, është drejtuesi në kompaninë e menaxhimit të saj. Sipas Variety, kompania e drejtuar prej tij pretendon që këngëtarja i ka borxh atyre komisione që shkojnë në vlerën e 1.4 milionë dollarëve dhe se deri në fund të këtij viti, borxhi do t’i shkojë deri në 5.4 milionë dollarë.

“Për rreth 12 vite, Starstruck (emri i kompanisë së menaxhimit) e ka zhvilluar Clarkson duke e shndërruar në një yll. E ka ndihmuar atë të arrijë sukses në albumet e saj, në çmimet Grammy apo të marrë role të rëndësishme në televizion, si përshembull “The Voice”, apo në vetë programin e saj. Pavarësisht kësaj, ajo pretendon të mos paguajë më për çfarë i ka borxh kësaj kompanie”, shkruhet në akuzën kundrejt saj.

Kelly nisi të punonte me Narvel në 2007-ën, dhe ishte pikërisht ky i fundit që do t’i prezantonte bashkëshortin me të cilin u martua në 2013-in. Ata janë prindër të dy fëmijëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...