E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Këngëtari shqiptar tregon kërcënimet, pse u shfaq me fustan në festival (VIDEO)

Këngëtari Durim Morina i njohur me emrin artistik ‘Mirudi’, merr pjesë këtë vit në “Festivalin e Këngës” me këngën “Nëse vdes”.

Ai ka marrë kërcënime e kritika, pasi u shfaq natën e parë të festivalit me një kostum të veçantë.

Këngëtari shqiptar me banim në Amerikë, thotë se komentet që vejnë në dyshim seksualitetin e tij, nuk e shqetësojnë.

Ndër të tjera shprehet se është burrë, dhe mbi të gjitha artist. Durim Morina rrëfen me ndjekësit e tij se ndjehet krenar se çfarë bëri, madje duke e vënë edhe veten në rrezik. Këtu ai i referohet kërcënimeve që ka marrë nga ndjekësit.

Postimi i plotë i këngëtarit Durim Morina:

“Njerëzit që degradojnë të tjerët, shpesh përfundojnë duke degraduar veten e tyre, – shkroi ai. –  Është qesharake sesa komente të këqija që vejnë në pikëpyetje, nëse unë jam një burrë apo grua për shkak të një veshje që kam veshur natën e kaluar në Festivale Këngës 59’. Kur në fakt ju keni parë shumë artist që nuk janë gay dhe kanë veshje edhe me femërore përshembull: Harry Styles, Bad Bunny, J Balvin, Nick Jonan etj….janë të gjithë artist straight dhe kanë veshje ende më dramatike se e imja. Këto komente nuk më shqetësojnë, sepse unë kam dëgjuar të gjitha këto gjëra dhe më parë. Unë jam një burrë dhe unë jam një artist dhe po bëj më mirë se shumica e të gjithë juve që janë ulur pas një kompjuteri tërë ditën duke përhapur urrejtje ndaj dikujt që në të vërtetë po përpiqet të bëjë një diçka pozitive në mënyrë që herën tjetër kur të ecni në rrugë, nuk keni pse të shqetësoheni, sepse jeni vetja. E vë veten në rrezik të udhëtoj gjatë kësaj kohe dhe të bëj këtë shfaqje për komunitetin LGBT në Shqipëri dhe më mërzit që ka kaq shumë urrejtje nga vetë komuniteti jonë. Unë e vendos veten në rrezik duke veshur çfarë vesha dhe jam krenar që e bëra. Kërcënimet tuaja me vdekje, që më thoni të var veten, nuk më shqetësojnë. Prandaj më thoni si do e bëjmë ndryshimin kur ne urrejmë njëri-tjetrin? Si mund të presim të na respektojnë të tjerët kur ne nuk respektojmë veten? Unë gjithmonë do jem vetvetja edhe nëse mendoni se dukem si grua apo si burrë. Në fund të ditës dukem më mirë se ju zogj të vegjël”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MIRUD (@mirudofficial)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...