E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Këngëtari shqiptar përfundon në spital

Ramadan Krasniqi (Dani) është këngëtar shumë i njohur. Ai njofton fansat e tij se është shtruar në spital, pasi ka realizuar një ndërhyrje në zemër.

Në një postim në Facebook, Dani ka treguar se pas një çrregullimi, mjekët i kanë sugjeruar që të kryente një ndërhyrje, e cila ka rezultuar me sukses.

Nga nesër pritet që ti rikthehet aktiviteteve të tij të përditshme. Këngëtari është i ndërgjegjshëm për atë që e pret, dhe thotë se duhet të bëjë më shumë aktivitet fizik, në një kohë që nuk duhet të konsumojë as alkool dhe as duhan.

Statusi

Miq, dashamirë dhe adhurues të respektuar të këngës time,

Pas disa aktiviteteve të mia rekreative e sportive, të cilat unë i kam të përditshme dhe i aplikojë ndër vite, gjatë dy ditëve të fundit kam ndjerë disa shqetësime shëndetësore, e të cilat në dijen time ishin të vogla dhe pak të vërejtshme.

Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kontrolli shëndetësorë. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim.

Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësorë të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndjehem shumë mirë, nesër pritet ti kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësorë!
Megjithatë sipas mjekëve, edhe në këtë rast përparësitë e mia sërish dolën të jenë;

Aktiviteti sportiv në natyrë, ndajë bëjeni!
Mos pirja e duhanit – mos e pini kurrë!
Mos pirja e alkolit, – mos e pini kurrë!
Falënderimi i takon Zotit për çdo gjë!

Respekt të pafund për interesimin tuaj, jua kthefsha në të mira.
Dani

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...