E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Këngëtari i njohur pëson atak kardiak në skenë, shokohen fansat

Këngëtari Greg Page, i cili është pjesë e grupit muzikor “The Wiggles” ka pësuar një atak kardiak gjatë kohës kur po jepte një shfaqje në Sidnei të Australisë.

Mediat e huaja shkruajnë se 48-vjeçari u shtri në skenë pas 1 ore koncert duke shokuar të gjithë fansat e pranishëm.

Në lidhje me këtë ngjarje reaguan edhe pjesëtarët e tjerë të grupit. Përmes një postimi në Twitter, “The Wiggles” thanë se Page ishte dërguar për kurim në spital dhe se ishtë nën kujdesin e mjekëve. Më vonë në rrjetet sociale u publikua një foto e këngëtarit, i cili shfaqej i buzëqeshur në shtratin e spitalit.

“Ne kemi vizituar Greg këtë mëngjes dhe ai deshi t’i falënderojë të gjithë për urimet të mira. Greg dhe familja e tij janë kaq mirënjohës për të gjitha mesazhet e dashurisë dhe mbështetjes nga tifozët në të gjithë botën. Shqetësimi kryesor i Gregut ishte që shfaqja sonte të vazhdojë. Le ta ngremë siparin edhe sonte dhe ta bëjmë atë për Greg, i cili po mblidhte fonde për Kryqin e Kuq Australian pas zjarreve që lanë dëme të pakonsiderueshme në këtë shtet”, thuhet në postimin e grupit.

Grupi muzikor Wiggles u krijua në vitin 1991 dhe Page është anëtar dhe ideator i këtij grupi. Ai e la grupin në vitin 2006 për arsye shëndetësore për t’u kthyer sërish në 2012 dhe për t’u larguar prapë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...