“Kemi më shumë shtrime të të rinjve”, Tritan Kalo bën apelin e rëndësishëm

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se ka më shumë shtrime të të rinjve në spitalet COVID-19.

Kalo bën apelin e rëndësishëm, që të rinjtë të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube.

“Të rinjtë e të rejat tona le të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube. Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi.

Rrezikoni shëndetin tuaj, por jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj. Jeta është e pakthimtë. Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre”, shkruan mjeku i njohur.