E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Kemi kryetar, por jo lider! PD, zyrtarisht në konflikt

Nga: Fatbardh Kadilli

Nuk mjafton të ulesh në karrigen e kryetarit që të kryesosh, të udheheqësh. Janë gjëra të ndryshme. Kryetar të bëjnë vendimet. Kryetar të bëjnë idetë politike që shpall. Të bëjnë kauzat. Të bëjnë fitoret dhe humbjet. Të bëjnë kurajo dhe realizmi për të parë pa ngurim të vërtetën. Kryetar të bëjnë betejat, të bëjnë shokët që zgjedh. Të bën aftesia për të ndërtuar partneritet me bashkëpunëtorët, me qytetarët, me aleatët, me faktorët e ndryshëm. Të bën emri që krijon si imazh, si ikonë, si perceptim publik. Të bën karakteri i mirë a i keq qoftë. Dhe lista vazhdon… gjithkush mund të shtojë edhe imtësi të tjera jo shumë të dukshme.

Por për ne të PD renditja e tyre është e kotë. Ne në PD kemi kryetar që ka vetëm letrën e komisionit, ka vulën dhe zyrën dhe gjëndjen mendore që t’i bëjë të paqena gjithë këto tipare që renditim. Nuk do lodhesha t’i renditja, por besoj se vetëm kjo listë shërben si pasqyra ku kryetari në vend të portretit të tij, sheh vetëm avull.

Në krizën më të rëndë në raportin e PD me partnerin strategjik të Shqipërisë, kryetari fshihet! Mungon! Nuk është! Nuk flet! Fshihet si miu prapa poçes.

Situatë perfekte për atë që s’do të bëjë asgje. S’do të bëj as kryetarin! Ja le Berishës ta shpallë qëndrimin. Prandaj njerëzit nuk e besojnë për kryetar. Nuk flet kur flet kryetari. Flet ai tjetri, ose të tjerë në vend të tij. Prandaj nuk krijon dot besim. Prandaj populli nuk e sheh si lider. As vetë partia nuk e konsideron të tillë. Kot shpenzon për kompani fushatash dhe lobimesh. Heshtja e Bashës në këtë moment dramatik kur kemi një konflikt të hapur mes Departamentit të Shtetit dhe Berishës nuk i jep lidership demokratit të thjeshtë.

Berisha është në të drejtën e vet të mbrohet. Do të mbrojë veten, familjen dhe historinë. Por kryetari duhet të flasë në emër të partisë. Të mbrojë partinë. Të mbajë qëndrim parimor në emër të partisë. Vetja, familja dhe historia e kryetarit është partia. Partia pret që ai ti dalë zot. Ai hesht! Nxjerr diku hijen, jo kokën. Na shërben një editorial pa emër nga një portal. Përpiqet të ndërtojë një linjë politike si tel pelivani. Do ta mbajë mirë edhe me amerikanët, edhe me Berishën.

Lexo edhe :   "Franca tërheq ambasadorin nga SHBA", Artan Hoxha: Çfarë fati ka ky Luli

Nuk mbahen dy kunguj në një sqetull. Berisha sot deklaroi që Basha është me atë. Basha vijon të heshtë. Në rast se heshtja e Bashës është aprovim atëhere mund të themi se për herë të parë në 30 vjet, që nga dita e themelimit të saj PD është zyrtarisht në konflikt të hapur me Departamentin e Shtetit. Ky është një problem shumë serioz, më shumë për të tashmen dhe  sidomos për të ardhmen e PD-së, se sa të Departamentit të Shtetit.

Lexo edhe :   Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nuk dihet nëse Basha tashmë me shpatulla pas murit do e thyejë heshtjen. Ai gjithnjë kërkon ti nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve. Por sot Berisha foli dhe tha se nuk lëviz as nga PD as nga e tija.

A pi më ujë që Basha t’i thotë Berishës se “ja, janë disa që po rrisin presionin nga brenda”?

Në rast se do të jetë përfundimisht i detyruar të ndahet formalisht nga Berisha, kjo nuk mund të bëhet me taktikën e tij të zakonshme që nxit të tjerë të flasin, ose u jep zemër pasi kanë folur. Heshtja e gjatë e Bashës nuk është pjekuri, maturi, kujdes për PD e hutuar, por është frikë dhe pazotësi për të udhëhequr.

Po pse e do atë karrike? Pse do që të jetë kryetar, kur nuk i del zot partisë në situatën më të vështirë? Pse e do karriken kur nuk ka asnjë vullnet për të ngritur një opozitë të re? Kur nuk ka as idenë më të vagullt se si duhet të jetë një opozitë e re?

Basha, përkundrazi fërkon vulën dhe pret që të kalojnë edhe këto probleme. Por problemet që ka sot PD nuk kalojnë dot lehtë. Ne kemi probleme me demokracinë, me rininë dhe gruan shqiptare dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na duhet një Lider që nuk shpreson t’i varrosë këto probleme por që t’i zgjidhë këto probleme.

Sot për sot kemi një kryetar, por nuk kemi lider!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...