E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Këmbimi valutor/Rritet Dollari, nuk ka luhatje për Euron

Tregu i këmbimit valutor vendas është hapur ditën e hënë me një forcim të paundit britanik. Nga të dhënat e siguruara nga “Credins Bank”, valuta ka zhvlerësuar ndjeshëm lekun me plot 0.8 pikë dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 145.6 lekë në blerje dhe 146.3 lekë në shitje.

Ndërsa, java nuk ka nisur mirë për valutën amerikane e cila ka humbur 0.5 pikë kundrejt monedhës kombëtare, duke zbritur në kuotën e 109.8 lekëve.

Nga ana tjetër, euro nuk ka regjistruar luhatje gjatë ditës së sotme dhe vijon të mbetet në të njëjtat nivele të një jave më parë, e fiksuar në kuotën e 124.5 lekëve.

Sa i takon valutave të tjera ndërkombëtare, dollari australian ka rifituar 0.4 pikë kundrejt lekut dhe këmbehet për 78 lekë në blerje dhe 79 lekë në shitje. Të njëjtin trend rritës ka ndjekur edhe franga zvicerane, e cila ka zhvlerësuar monedhën vendase me 0.3 njësi për lekë, për t’u ngjitur në nivelin e 109.5 lekëve.

Ndërsa, është ulur minimalisht me 0.1 pikë dollari kanadez, i cili këmbehet të hënën për 82.3 lekë./SCAN

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...