E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Këmbimi valutor/Zhvlerësohet euro, dollari dhe paundi rifitojnë terren ndaj lekut

Dita e hënë ka nisur me luhatje në kursin e këmbimit valutor, krahasuar me të enjten e javës së kaluar. Sipas të dhënave nga CREDINS Bank, monedha e Eurozonës ka rënë me 0.3 pikë, duke arritur kështu në kuotën e 124.7 lekëve krahasuar me datën 21 mars.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sa i përket dollarit amerikan, i cili është rritur me plot 0.6 lekë duke rifituar fuqishëm terren ndaj monedhës vendase. Dollari këmbehet gjatë ditës së sotme në pikat e këmbimit valutor me 110.2 lekë.

Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me paundin britanik. Sterlina këtë të hënë ka arritur kuotën e 144.8 lekëve, duke u rritur kështu me 0.6 lekë. Pavarësisht rritjes, paundi ka qene tejet në luhatje javët e fundit, ndikuar nga tensionet e marrëveshjes Brexit dhe afrimit të datës së daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.

Për sa i përket monedhave të tjera ndërkombëtare, dollari australian ka mbetur në të njëjtat vlera, duke u këmbyer kështu në kuotën e 78 lekëve. Dollari kanadez nga ana tjetër është dobësuar me 0.2 lekë duke u këmbyer me 82 lekë gjatë ditës së sotme. Franga zvicerane nga ana tjetër ka rifituar terren, duke u rritur me 0.5 pike dhe ka arritur në kuotën e 110.8 lekëve./SCAN

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I rikthehet tumori pas 9 vitesh, qytetarët solidarizohen me Adriana Matoshin

Aktorja e njohur, njëkohësisht dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, njoftoi miqtë e ndjekësit e saj një ditë më parë me anë të një...

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...