Ekonomi

Këmbimi valutor, java nis pa ndryshime për Euron dhe Dollarin

               Publikuar në : 16:37 - 13/05/19 S.N

Java ka nisur pa asnjë luhatje në tregun valutor për monedhat kryesore të Euros dhe Dollarit Amerikan, sipas të dhënave të marra nga Credins Bank. Ditën e sotme ato janë këmbyer përkatësisht me 123 lekë dhe 109.5 lekë.

Përsa i përket Paundit Britanik ka pasur një zbritje të lehtë me 0.2 pikë, duke u ulur në kuotën e 142.2 lekëve.

Ndërkaq Franga zvicerane ka pësuar rritje me 0.5 pikë duke kapur vlerën e 108.2 lekëve.

Dollari Australian gjithashtu e ka nisur javën me një zbritje prej 0.3 pikësh duke u këmbyer sot me 76.2 lekë.

Nga ana tjetër Dollari Kanadez nuk ka shfaqur lëvizshmëri në tregun valutor dhe kuotohet sërish sot në vlerën e 81.3 lekëve./ Scan

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT