E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Këmbanë alarmi nga Soreca: Dilni mbi dallimet partiake, angazhohuni në dialog

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, nuk ka të ndalur me mesazhet në shenjë këmbane alarmi ndaj klasës politike shqiptare, ndërsa opozita nga ana tjetër vijon me protestat. Me anë të një postimi në Twitter, ambasadori vë në dukje se vendi ynë ka hedhur hapa para, por ka ende punë për tu bërë, deri në qershorin e ardhshëm. Por kështu, Soreca kërkon sërish uljen e palëve në një tryezë, për të gjetur gjuhën e përbashkët, e kalimin e këtij ngërçi që ka kapluar.

“Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga qershori i kaluar. Ka ende punë për t’u bërë, deri në qershorin e ardhshëm. Është me të vërtetë koha tani për të kapërcyer dallimet partiake, dhe për t’u angazhuar në dialog. Për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar që dëshiron të vazhdojë të lëvizë drejt BE-së”.

Deklarata e Sorecës vjen pas vizitës së përfaqësuesve të vendeve të BE-së në vendin tonë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...