E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Këlliçi: Bashës i ofrova dorëheqjen 1 muaj më parë, pse iu bashkova “Foltores”

Belind Këlliçi, i cili është kryetari në detyrë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, teksa ka komentuar situatën brenda PD-së, ka shpërthyer në kritika ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Ai ka zbuluar se para një muaji e gjysmë i ka ofruar Lulzim Bashës dorëheqjen e tij nga FRPD-ja, por sipas tij, ai nuk e ka pranuar.

“Dorëheqjen ia kam ofruar kryetarit të partisë para një muaji e gjysmë në zyrën e tij, dhe nuk e ka pranuar. Unë nuk e kam problem, dal e jap deri nesër dorëheqjen. Kur ndodhi peticioni i të rinjve e kam dorëzuar në tavolinë”, deklaroi ai.

Ai u shpreh më tej se zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike ishin shtyrë për këtë shtator, për shkak se një vit më parë nuk u arrit organizimi i tyre si pasojë e pandemisë, e cila ndalonte grumbullimet. “Në 2020 nuk mund të bënim zgjedhje fair për shkak se ishte kohë pandemie, dhe ndaloheshin grumbullimet. E kemi diskutuar dhe kishim gjykuar që në shtator të këtij viti, unë të paraqisja dorëheqjen dhe sekretari i forumit rinor të ndiqte zgjedhjet në çdo strukturë. Do ta shihni dhe në ditët në vijim. Unë e kam mbyllur ciklin tim në forumin rinor”, u shpreh ai.

Këlliçi zbuloi se ka marrë vendimin për të shkuar në “Foltoren” e ish-kryeministri Berisha, pasi ka marrë ftesë nga të rinjtë e forumit rinor, që kanë ndjekur 13 “Foltoret” në rrethe. “Ka pasur një peticion nga të rinjtë e forumit rinor, që kërkuan që vendimi i Bashës për largimin e Berishës të ishte nul. Unë kam pasur diskutime të brendshme. Në 13 “Foltore”, kryetarët e forumeve kanë qenë pjesë e tyre. Gjykoj që në çdo krizë, duhet të vijë zgjidhja në institucione. Vihet shenja e barazisë mes Berishës dhe Ramës. Unë gjykoj që çdo forcë politike që nuk respekton historinë e saj, nuk ka identitet. Basha ka qenë përfituesi më i madh i pushtetit të demokratëve dhe sot vë shenjë barazie mes Berishës dhe Ramës”, tha Këlliçi.

Lexo edhe :   Berisha po reagon si njeri i pasur, kundër SHBA
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...