E enjte, 16 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

“Ke vrarë çdo student shqiptar”, Berisha sulmon ashpër Ramën

I pranishëm në konferencën “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi incidentin në Pallatin e Kongreseve, gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë. Ai e cilësoi si një akt të shëmtuar.

“Një akt i shëmtuar, i them këtij gangsteri se ke vrarë çdo student shqiptar, me atë që ke bërë në sallën e diplomimit. Ai tha një të vërtetë dhe ky fut roje dhe e rrahu studentin në sallë.

Kërkoj ndjesë se ishte pak dhe jashtë teme, por e vërteta është që kreu i meduzës, kanceri i vërtetë i mjekësisë së vërtetë shqiptare është Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Incidenti u shënua në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë. Teksa kreu i qeverisë po fliste lidhur me kushtet e reja ku po punojnë “bluzat e bardha”, një nga të pranishmit në sallë ka ngritur zërin duke i thënë Ramës së në Shqipëri diplomohen vetëm të pasurit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....