E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Kavajë/ Protestuesit shtyjnë tutje kryebashkiakun e ri në hyrje të godinës

Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, është pritur me protesta gjatë momentit që ai ka tentuar të hynte brenda godinës së kësaj bashkie.

Nga videoja e mundësuar nga Fax News, shihen momentet kur Krali dhe prefektja e Tiranës shtyhen nga protestuesit, duke mos i lënë të hyjnë brenda në godinë.

Redjan Krali ka bërë gjatë ditës së sotme betimin si kryebashkiaku i ri i Kavajës. Por ceremonia nuk është zhvilluar në institucionin e Bashkisë, pasi ish-kryetari demokrat nuk ka pranuar ta lirojë zyrën.

Pas ceremonisë, Krajli bashkë me ish-ministrin Ahmetaj dhe ministren Spiropali, konsumuan një kafe përpara se t’i drejtoheshin bashkisë.

Ndërkohë që, betimi dhe konstituimi i Këshilit Bashkiak u prit me protesta nga Partia Demokratike. Ish-kreu i Bashkisë Kavajë, Isa Sakja tha se nuk mund të drejtohet jë bashki kur kryetari ka marrë vetëm 5% të votave të qytetarëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Debate në Kuvend/Rushaj: Të diskutojmë për Krujën, Balla: Jo debate kafenesh

Helmimi i qytetarëve në Krujë është kthyer në një "mollë sherri" mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj dhe kreut të grupit...

Naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Të opozitës vinë vetëm për votat

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur paraditen e sotme para uzinës në një tubim, pasi ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet...

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

Nga: Mero Baze Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më...

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...