Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit në Maqedoni. Duket se situata është tejet alarmante, ndonëse jemi në stinën e pranverës.
Gripi sezonal vijon të jetë prezent në Maqedoninë e Veriut, e ndërsa mjekët janë përballur me fluks të lartë pacientësh.
Përmes një raporti javor, Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit.
Statistikat e përgjithshme flasin për një numër në rritje të të prekurve nga gripi, ndërsa në total brenda një jave janë regjistruar 2500 raste në të gjithë territorin e vendit.