E hënë, 6 Prill, 2020
11 C
Tirana

Katër qëndrimet e PD për “Anti – KÇK”

Lexo edhe ...

Vuan nga koronavirusi, kryeministri britanik dërgohet në spital

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është dërguar ditën e sotme për kontroll në spital. Vizita e tij në spital vjen 10 ditë pasi Johnson...

“Ditë më të mira do vijnë”/Mbretëresha Elizabeth ll mesazh popullit të saj

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ll iu është drejtuar me një mesazh britanikëve, duke u shprehur se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në...

​Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet i riu në Britani

Një 20-vjecar nga Britania e Madhe është arrestuar pasi u kap duke pështyrë disa artikuj ushqimorë në një supermarket. I riu hyri në një dyqan...

A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19

Nga Ben Andoni Vite më parë, gjetjet e një artikulli të një studiuesi amerikan për pasojat ekonomike të pandemisë së vitit 1918-1919 në SHBA mund...

Nga Mero Baze

Sot kemi katër qëndrime të Partisë Demokratike ndaj operacionit “Forca e Ligjit”, i cili po bëhet popullor me nofkën “Anti – KÇK”.

Qëndrimi i parë është i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili në reagimin e parë që ka pasur pas shpalljes së aktit normativ, nuk është shprehur kundër ligjit “Anti – KÇK”, por kundër qeverisë që do ta zbatojë atë. Basha tha se kjo qeveri është vetë një KÇK dhe nuk ka si të luftojë këtë fenomen.

Një deklaratë e tillë pranon nevojën e një operacioni të tillë, por thjesht mendon se këtë duhet ta bëjë qeveria e tij dhe jo e Ramës. Ky është pretendim normal që mund ta ketë çdo opozitë, e cila ndjehet më shumë e zilepsur nga ajo që bën qeveria, se sa e shqetësuar.

E thënë nga kryetari i PD, është dhe si qëndrim zyrtar.

Disa orë më pas, në foltoren e PD janë shfaqur dy deputetë që mbulojnë çështjet kriminale në PD, për shkak të begraundit të tyre familjar dhe kulturor, Enkelejd Alibeaj dhe Flamur Noka.

I pari me halle familjare me krimin, i dyti kokë e këmbë i përzierë me një strukturë policore të kriminalizuar politikisht.

Këta shpalosën një qëndrim që e thellonte qëndrimin pranues të Bashës për “Anti – KÇK”. Edhe këta nuk janë kundër operacionit “Forca e Ligjit”, por si njerëz me halle kriminale, nuk janë dakord me ata me të cilët ka nisur punë “Anti – KÇK”-ja.

Dhe për këtë kanë dhënë rekomandimet e tyre, për të treguar se të rrezikshëm nuk janë banditët që po bastisen, por kundërshtarët e tyre politikë.

Edhe pse nuk mund të merren seriozisht si përfaqësues të PD, ata kanë folur nga zyrat e PD dhe kanë thelluar qëndrimin e Bashës, që e njeh këtë operacion, por ka vërejtje për mënyrën nga kush zbatohet, e ndaj kujt zbatohet.

Qëndrimi i tretë është i Sali Berishës. Ai nuk e pranon fare “Anti – KÇK”-në dhe e konsideron atë një operacion fallco, duke u fokusuar tek “qytetari digjital”. Aq shumë është i shqetësuar që ta shpallë këtë operacion një fallcitet, sa në disa sajime të “qytetarit digjital”, postohen shënime sikur i shkruajnë vetë viktimat e “Anti – KÇK”, dhe i thonë që kjo gjë është fallco dhe gallatë.

Ja një i tillë përshembull: “Doktor mirëmbrëma uroj te jeni mire familjarisht,ne jemi një familje me probleme me Drejtësinë, por sa për pasurinë xhaxhit tim sot i është premtuar që çdo gjë e jona nuk do preket nga askush,mjafton që xhaxhi im mos të flasë kurrë edhe nëse ndalohet për 24 orë!!! Takimi sot ka qenë me një nga deputetët më të rëndësishëm të partisë në pushtet!! “Sms” e bëra tani ngaqë kemi siguri me urdhër nga lart,por arsyeja është sepse po qeshim sesi tallen me popullin!!! Zoti ju rujt o doktor”!

Ky qëndrim në të vërtetë është më interesanti dhe më inteligjenti, pavarësisht se nuk është nga PD zyrtare.

Qëndrimi i Berishës për ta quajtur fallco “Anti – KÇK” dhe për t’u treguar të gjithëve mos ta marrin seriozisht, flet realisht për mënyrën se si duhet të sillet një komandant krimi, që të mos i tremben ushtarët.

Rreziku më i madh që ka për tipa si Sali Berisha “Anti – KÇK”, është rreziku që disa qendra të krimit që mbështesin atë dhe komandohen prej tij, të mos të tremben dhe të mos e braktisin.

Berisha duke tentuar ta zhvlerësojë “Anti – KÇK”-në dhe ta quajë fallco, është duke u thënë të mos tremben, pasi këtë shikon si rrezikun më të madh nga ky operacion.

Dhe nuk e ka keq. Në mos bëftë ndonjë gjë të madhe i gjithë ky operacion, disa banditë do t’i trembë, dhe kjo atij i prish shumë punë, pasi i bie autoriteti si garant i tyre.

Qëndrimi i katërt nga PD, që është dhe më logjiku, sikur të ishte zyrtar, sot është informal. Ai vjen nga Besnik Mustafaj, ish- ministër dhe ish- deputet i PD, ende afër saj, që e konsideron “Anti – KÇK” të paligjshëm dhe antikushtetues.

Ky është më afër realitetit si opozitar dhe më i qartë në atë që thotë. E vërteta është se “Anti – KÇK” shkon në kufij të debatueshëm kushtetues dhe ligjor, pavarësisht qëllimit që ka kundër krimit. Dhe ai si një zë informal i opozitës, ka të drejtë ta ngrejë këtë shqetësim.

Problemi është se Partia Demokratike tani nuk është e qartë se çfarë duhet të bëjë me “Anti – KÇK”. Disa e pranojnë, por e duan ta udhëheqin vetë, disa duan të ndëshkohen disa lista që duan ata, kurse Berisha kërkon ta injorojë, se i tremben banditët.

Janë aq shumë të hutuar nga kjo gjë, sa dhe sikur në selinë e SHQUP të kishin trokitur këta të “Anti – KÇK”, nuk do ishin kaq përçart qëndrimet e tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Vuan nga koronavirusi, kryeministri britanik dërgohet në spital

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është dërguar ditën e sotme për kontroll në spital. Vizita e tij në spital vjen 10 ditë pasi Johnson...

“Ditë më të mira do vijnë”/Mbretëresha Elizabeth ll mesazh popullit të saj

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ll iu është drejtuar me një mesazh britanikëve, duke u shprehur se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në...

​Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet i riu në Britani

Një 20-vjecar nga Britania e Madhe është arrestuar pasi u kap duke pështyrë disa artikuj ushqimorë në një supermarket. I riu hyri në një dyqan...

A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19

Nga Ben Andoni Vite më parë, gjetjet e një artikulli të një studiuesi amerikan për pasojat ekonomike të pandemisë së vitit 1918-1919 në SHBA mund...

Qetësohet situata në Francë, bilanci për 24 orët e fundit

Më në fund edhe Franca ka shënuar një ulje mjaft të ndjeshme, në numrin e viktimave nga koronavirusi. Pas dy ditëve (2 dhe 3 prill)...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT