E premte, 23 Tetor, 2020
22 C
Tirana

Katër arsye pse Gjermania po e menaxhon më mirë pandeminë se sa vendet e tjera

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

“Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët”/Epidemiologu jep lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ në Top Channel, sqaroi udhëzimin më të fundit nga ekspertët e shëndetit, i cili...

Gjermania vlerësohet nga media për menaxhimin e mirë të situatës së krijuar nga Covid-19. Dhe kjo për arsye të forta. Rastet e reja për 1 milionë banorë, kanë qenë vazhdimisht më të ulëta se sa vendet e tjera të Evropës Perëndimore, dhe niveli i vdekshmërisë nga fillimi i pandemisë, ka qenë ndër më të ulëtit: aktualisht ka 0.15 vdekje për 1 milionë banorë, krahasuar me Francën 1.15 dhe Spanjën 2.19. Po çfarë po bën në fakt më mirë Gjermania? Katër janë shpjegimet kryesore për këtë sukses.

Fuqia e fatit

Gynter Froshl, mjek i mjekësisë tropikale në Universitetin e Mynihut, është drejtuesi i njësisë më të madhe të testimit për Covid-19 në Gjermani. Ai testoi 4 nga 5 pacientët e parë në fund të janarit. Në atë kohë, e fejuara e tij – një tjetër specialiste e sëmundjeve infektive – rastisi që të punonte në Breshia të Italisë, zona kryesore e shpërthimit epidemik më vdekjeprurës në Evropës nga Covid-19.

Të dy bisedonin çdo ditë në telefon, duke krahasuar shënimet, dhe Froshl arriti në përfundimin se arsyeja e vetme pse situata në të dyja vendet është aq e ndryshme, ishte diçka mbi të cilën që të dyja vendet nuk kishin kontroll mbi të.

“Ne në Gjermani patëm shumë fat”- thotë Froshl. Rastet e para të njohura me Covid-19 në Gjermani e kanë origjinën tek kompania “Webasto” që prodhon pjesë makinash në Mynih. Atje, një punonjës nga Kina – që rezultoi pozitiv me koronavirusin pasi u rikthye në shtëpi – infektoi disa të tjerë gjatë një vizite në Mynih.

Kur ajo njoftoi homologët e saj gjermanë për këtë gjë, kompania e informoi stafin, përfshirë një punonjës që megjithëse nuk kishte simptoma serioze, kërkoi të testohej. Fakti që ky pacient ishte i sinqertë, nënkuptonte që zyrtarët e shëndetit publik ishin në gjendje të identifikonin, gjurmonin dhe izolonin rastet e tjera.

Dhe në vend të një shpërthimi të madh dhe të heshtur epidemik, autoritetet shëndetësore ndaluan përhapjen e mëtejshme të virusit nga ajo vatër. Pati një element tjetër të fatit: Në Institutin e Mikrobiologjisë Bundesvehr në Mynih, ndodhet një laboratori me nivelin 3 të bio-sigurisë, pra që merret me agjentët shumë infektivë dhe vdekjeprurës që mund të përhapen përmes ajrit si SARS-CoV-2.

Kur Kina bëri publike sekuencën gjenetike të koronavirusit të ri në janar, kolegët e Freoshl

në institut bënë gati testet PCR për koronavirusin. Dhe nuk ishte vetëm Mynihu. Në Berlin, shkencëtarët krijuan kompletin e testit. Por Froshl thekson se nëse pacienti i parë do të ishte shfaqur në një pjesë më pak të përgatitur të vendit, rezultati mund të ketë qenë i ndryshëm.

Fuqia e të mësuarit

Sigurisht, çelësi për menaxhimin me sukses të koronavirusit nga Gjermania, ka të bëjë edhe me mësimin dhe veprimin si duhet mbi njohuritë e reja. Kur grupi i punëtorëve të “Webasto” u vu nën kontroll, Froshl dhe kolegët e tij nisën të vënë në zbatim ato që mësuan nga përvoja:hartuan protokollet për diagnostikimin, izolimin dhe trajtimin e sigurt të pacientëve me Covid-19.

Kur gjermanët filluan të ktheheshin nga pushimet e tyre dimësore nga Austria, Italia dhe vendet e tjera me shpërthime epidemike, ekspertët ishin gati. Por gjermanët mësuan edhe nga përvoja e vendeve të tjera.

Lexo edhe :   Mjeku imunolog: Vaksina në Shqipëri mund të vijë në muajt shkurt-mars

“Ne u përpoqëm të kopjojmë strategjinë e Koresë së Jugut, Japonisë dhe Tajvanit, që të gjithë shembuj të mirë, se si një reagimi i shpejtë mund të zvogëlojë numrin e rasteve pozitive”- thotë Nikolai Savaskan, zyrtari kryesor i shëndetësisë në një departamenti lokal në Berlin.

Lexo edhe :   Shtimi i të infektuarve, Ministria e Shëndetësisë bën gati spitalet rajonale

Një pjesë e atij reagimi të shpejtë:Programi i testimit masiv. Ndërsa Gjermania u mbyll shpejt, ajo shtoi në të njëjtën kohë testimet që nga fillimi i pandemisë, dhe pastaj e përshtati vazhdimisht programin për t’iu përgjigjur ndryshimeve në dinamikën e epidemisë. Për shembull pas rritjes të rasteve ditore gjatë verës, laboratorët në të gjithë vendin rritën kapacitetet e tyre testuese. Nga maji deri më sot, Gjermania kaloi nga rreth 60.000 teste në 160.000 testime në ditë.

Fuqia e reagimeve lokale

Gjermania, një vend federal i përbërë nga 16 lande me rreth 400 departamente komunale të shëndetit, pati një përgjigje të lokalizuar ndaj koronavirusit. Edhe pse kjo ndonjëherë ka çuar në disa politika konfuze, kjo do të thotë gjithashtu se qeveritë komunale mund të veprojnë shpejt dhe t’i përshtatin politikat pandemike sipas nevojave dhe sfidave me të cilat përballen popullatat lokale.

Kjo mund të jetë një arsye tjetër për suksesin e Gjermanisë, krahasuar me fqinjët me sisteme më të centralizuara si Franca, Spanja dhe Britania e Madhe . “Qasja e decentralizuar për menaxhimin e pandemisë, ishte mbase një mënyrë e mirë për t’u përballur me një situatë që ndryshon shpejt”- thotë Savaskan i Berlinit.

Kështu në fillim të pandemisë në muajin mars, Berlini vendosi t’i mbyllë baret dhe klubet e natës përpara rajoneve të tjera, pasi ato ishin burime lokale të infektimit. Kur u rihapën në qershor, autoritetet shëndetësore komunale ishin në kontakt të vazhdueshëm me industrinë për t’i inkurajuar ato të bashkëpunojnë në gjurmimin e kontakteve. “Ne kemi një normë të gjurmimit të kontakteve më të lartë se 90 për qind”-thekson Savaskan, që shton se gati të gjitha kontaktet e njerëzve të infektuar po identifikohen dhe po ndiqen.

Fuqia e të dëgjuarit të shkencëtarëve

Që nga momenti kur koronavirusi u shfaq në Gjermani, autoritetet gjermane kanë qenë të afta të dëgjojnë shkencëtarët, thotë Klemens-Martin Vendtner, mjek i mjekësisë së brendshme me banim në Mynih. Ai thotë se politikanët vendas bënë diçka që tani duket si një koncept i huaj në SHBA:Ata dëgjuan shkencëtarët.

“Çdo informacion që kishim nga spitali, ia dërgonim autoriteteve që të bazoheshin mbi të për nxjerrjen e udhëzimeve të reja”- thotë ai. Prandaj, Gjermania vendosi politikën e përdorimit të detyrueshëm të maskave në hapësirat publike në pranverë dhe mbylli shkollat. Kjo është arsyeja pse Jens Shpan, ministri federal i Shëndetësisë, u tërhoq nga ideja e ‘pasaportave të imunitetit’ ndaj Covid-19 pasi dëgjoi shkencëtarët.

Sigurisht, shkenca nuk ka qenë e lirë nga politika as në Gjermani. Dhe në garën për të gjetur një pasardhëse për Merkelin, politikanët nëpër lande e kanë përdorur sigurisht pandeminë për të rritur profilin e tyre. Por tendenca në përgjithësi është se publiku u besoi politikanëve gjermanë “pasi ata nuk gënjyen në fillim” dhe ndoqën këshillat e shkencëtarëve, duke mos i hedhur ato poshtë.

Burimi i lajmit: https://www.vox.com/21495327/covid-19-germany-coronavirus-cases-deaths

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

U shoqërua në polici, lirohet ish-deputeti Eduart Ndocaj

Ish-deputeti, Eudart Ndocaj është lënë i lirë nga policia. Ndocaj u arrestua paraditen e sotme përpara shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Lezhë, teksa pritej...

Rama nga shtëpia e Gjergj Fishtës: Dallimi mes asaj që kishim dhe që duam

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social, Facebook fotot e shtëpisë së rikonstruktuar të shkrimtarit të madh, Gjergj Fishta. Rama thekson se ashtu si...

Shqipëria, rekord në Europë për koncesionet e partneritetit publik privat (PPP)

Shqipëria shënon një rekord në Europë sa u përket angazhimeve jashtë bilancit të qeverisë, që ka marrë për koncesionet e formës së Partneritetit Publik-Privat...

Ende nuk dihet nëse aktakuza ndaj Thaçit, është konfirmuar apo hedhur poshtë

Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë njoftuar ende publikun nëse aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj presidentit të Kosovës,...