E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

”Katar 2022”/ Short i vështirë për Shqipërinë, Kosova ‘përplaset’ me Serbinë

Shqipëria zbuloi sot kundërshtarët për fazën eliminatore të Botërorit 2022, teksa shorti u mbajt në Zyrih të Zvicrës.

Kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin I, ku do të përballen me Anglinë, Hungarinë, Poloninë, Andorën dhe San Marinon.

“Dardanët” sakaq kanë kundërshtarë Spanjën, Suedinëdhe Greqinë. Fillimisht fati ka dashur që të rastisin në grupin A ku është edhe Serbia, por sipas rregullave të FIFAs vendet që kanë përplasje politike nuk mund të qëndrojnë në të njëjtin grup. Rrjedhimisht Kosova është në grupin B.

Shqipëria ishte në skuadrat e vazos së pestë dhe ajo kosovare në vazon e 6 të shortit të hedhur nga FIFA. Fushata e eleminatoreve do të nisë në 24 dhe 25 mars 2021, për të përfunduar në 16 nëntor 2021.

Ndarja e grupeve është si më poshtë:

Grupi A: Portugali, Serbi, Irlanda e Veriut, Luksenburg, Azerbajxhan;

Grupi B: Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, Kosovë;

Grupi C: Itali, Suedi, Irlandë, Bullgari, Lituani;

Grupi D: Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnje Hercegovinë, Kazakistan;

Grupi E: Belgjikë, Wellsi, Republika Çeke, Bjellorusia, Estonia;

Grupi F: Danimarkë, Austri, Skoci, Izrael, Ishujt Faraoe, Moldavi;

Grupi G: Holandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Letoni, Gibraltar;

Grupi H: Kroacia, Sllovakia, Rusi, Slloveni, Qipro, Maltë;

Grupi I: Angli, Poloni, Hungari, Shqipëri, Andorra, San Marino;

Grupi J: Gjermani, Rumani, Islandë, Maqedoni e Veriut, Armeni, Lihtenshtejn.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...