E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

KAS, Gjirokastra/ Makineria nxjerr përputhejn e rasteve me votim të shumëfishtë

Debatet në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ-së kanë vijuar lidhur me votimet e shumëfishta të dyshuara në Gjirokastër. Ka qenë Ilir Rusmali që ka vijuar debatet me përfaqësuesit e PD dhe LSI-së, ndërkohë që nënkryetarja e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, ka pohuar përpara përfaqësuesve të KAS-it se, sistemi ka nxjerrë me përputhje shenjat e gishtave për rastet e votimit të shumëfishtë.

Ilir Rusmajli: Në materialin që na keni sjell sot ju keni analizuar termin dyshim. Cfarë do të thotë dyshim? Dhe keni thënë se në rastet kur gjurmët e gishtave përputhen, makinë e nxjerr si përputhje dhe jo dyshim. Raste përputhjesh për Gjirokastrën kemi pasur? Dyshime, jo përputhjesh.

Lealba Pelinku: Të dhënat që rezultojnë nga sistemi, i tillë është programuar duke vendosur pika përputhje mes gishtave. Sipas të dhënave rezulton ka një ngjashmëri me shenjat e gishtit. Shprehim për dyshim, sepse këtë duhet ta verifikojë Prokuroria.

Ilir Rusmajli: Për qarkun Gjirokastër ka nxjerrë përputhje makineria?

Lealba Pelinku: Sipas sistemit janë përputhje.

Ilir Rusmajli: Në materialin shpjegues thuhet shpjegim

Lealba Pelinku: Sipas sistemit janë përputhje.

Ilir Rusmajli: Pra materiali shpjegues nuk duhet marrë për bazë, sepse thuhet se janë dyshime jo përputhje.

Ilir Rusmajli: Ky material nuk është përfunduar?

Lealba Pelinku: Sa i takon KQZ është përfundimtar. Ne me anë të video monitorimit nuk mund të lidhim identitetin me personin që shfaqet.

Ilir Rusmajli: Do të thotë që nuk keni për të bërë hetimet të mëtejshmen

Lealba Pelinku: Jo

Ilir Rusmajli: Në këtë material që keni dorëzuar bëhet fjalë për dy persona që kanë votuar me të njëjtin identitetit, në dy qendra të ndryshme votimi. Ju i njihni se keni numrin personal. E dini çfarë funksionesh  kanë pasur ditën e zgjedhjeve?

Lealba Pelinku: Ne na rezulton se personi që është i identifikuar është zgjedhur opsioni i administrate zgjedhore, që do të thotë mund të ketë qenë komisioneri, apo operator.

(Ndërhyn relatori Ledio Braho)

Ilir Rusmajli: Ne kërkuam thirrjen e dëshmitares. Ne jemi duke çmuar provën që na ka ardhur. Nëse nuk çmojmë provën ne nuk japim dot vendime. Unë dua të di nëse prova është përfundimtare apo jo. Prandaj është thelbësore që ne ta sqarojmë këtë element, nëse materiali është përfundimtar apo jo. Nëse KQZ do ta bëjë hetimin deri në fund apo.

Ledio Braho: Janë të njëjtat dokumentet, ai që u paraqit sot është më i detajuar.

Ilir Rusmajli: Ke dëshminë e nënkryetares së KQZ që materiali është përfundimtar, ndërsa dokumenti thotë që nuk është përfundimtar.

Ledio Braho: Unë dje i bëra thirrje KQZ që të bëjë kallëzim për ata komisionerë që kanë votuar dy herë.

Lexo edhe :   81% e demokratëve votojnë pro Bashës, kundërshtarët: Maskaradë elektorale!

Ilir Rusmajli: Po krijohet përshtypja sikur cfarë po ndodh. Ne po kërkojmë të saktësojmë vlerën e provës. Sepse pretendimet tuaja duhet të provohen. Ju keni përballë sot, dokumente dhe thënie dëshmitare kontradiktore. Çfarë qëndrimi do të mbani?

Ledio Braho: Nuk ka qëndrime kontradiktore, dokumenti i sotëm është më i detajuar.

Ilir Rusmajli: Përpiquni që të jeni serioz. Kemi një dokument shkresor nga KQZ kemi dhe një dëshmi. Zonja është duke folur në cilësinë e kupolës së informatizimit. Ne e kemi thirrur të flasë si institucion. Dokumenti është i institucionit dhe dëshmia bëhet në emër të institucionit. Ne kemi nevojë të dimë që do të ketë verifikime të mëtejshme për këtë dokument.

Lexo edhe :   Jemin Gjana zyrtarizon rezultatin përfundimtar/ Basha kryetar i PD-së!

Ledio Braho: PO u tha kjo, e bën prokuroria

Ilir Rusmajli: KQZ do bëjë veprime të mëtejshme, po ajo jo. Kaq dua.

Avokati i LSI: I nderuar, zonja nuk është vartësja tuaj. Mos ta kthejmë në një organ hetimor.

Koli Bele: Ne debatin e kemi mbajtur jashtë pyetjeve.

Ledio Braho: Zoti Bele, po bëhen pyetje si ne hetuesinë e dikurshme, i mungon vetëm një dritë që ta fikin dhe ta ndezin.

Ilir Rusmajli: Ca i keni këto fantazi?! I anshëm është ai që e do provën që ti shërbeje qëllimeve. Unë provën e dua që t’i shërbejë të vërtetës.  Si ka mundësi që asnjërit këtu, nuk duan ta dinë që këta dy persona që me gjasë kanë abuzuar cilës forcë politikë i përkasin. Pse nuk e bën askush këtë pyetje, as PS as PD dhe as LSI.

Avokati i LSI-së: Nuk duam ta dimë kush janë ata, ata duhet të shkojnë në burg. Do t’i çojë Prokuroria në burg.

Koli Bele: Ju nuk doni të dini për prova të tërë, doni të dini për këta dy persona.

Ilir Rusmajli: Keni mundësi të na i identifikoni se cfarë funksioni kryejnë këta dy persona.

Lealba Pelinku: Po do të marrim të gjitha masat

Ilir Rusmali: Ju duhet ta doni provën, që të zbardhet e vërteta

Koli Bele: Pavarësisht se të kujt janë ata komisioner, unë kam kërkuar që të procedohet ndaj dy komisionerëve që kanë votuar në dy qendra të ndryshme. Ka edhe një rast tjetër që një person ka votuar dy herë.

Ilir Rusmajli: Vendimi për mua do ta merrni ju apo do ta marr unë

Koli Bele: Do ta merrni ju dhe shpresoj ta merrni sipas ligjit. Hedhja e hipotezave për të kërkuar provave tregon se ka qëllime të tjera, dhe jo qëllim për drejtësi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut/KPK shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar...

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...