Kartoni i parë i kuq me Barcelonën, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë Mesi

Lionel Mesi mori kartonin e parë të kuq në karrierë me fanellën e Barcelonës në 753 ndeshje të luajtura, por grushti që i dha kundërshtarit pas koke mund të rrezikojë shumë.

Numri 10 i katalanasve e humbi toruan në fundin e sfidës duke goditur Vijalibren pas një dueli mes tyre. VAR e fiksoi këtë moment dhe Gil Manzano i tregoi kartonin e kuq.

Por,kjo nuk është më e keqja sepse kapiteni i katalanasve mund të përjashtohet për 4 ndeshje të cilat janë të vlefshme për La Ligën apo Kupën e Mbretit.

Nëse Barcelona do të kualifikohet kundër Kornejas në Kupë, atëherë ndeshjet që do të humbasë janë dy në kampionat dhe 2 në Kupë.

Ky ishte kartoni i parë i kuq i Mesit me Barcelonën. Ai kishte marrë më parë me Argjentinën, por kurrë si lojtar katalanas.

Sipas rregullores veprimi i tij konsiderohet dhunë ndaj kundërshtarit dhe sipas rregullores, rrezikon të pezullohet 4 ndeshje.