E premte, 18 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Karikatura e “Charlie Hebdo” për zjarrin në Notre Dame

Revista satirike «Charlie Hebdo» nuk e ka kursyer as katedralen Notre Dame, e cila u përfshi dje nga flakët. Në kopertinën e publikuar sot, revista satirike ka zgjedhur që të ironizojë pikërisht me foton e presidentit Macron.

Ky i fundit shfaqet me një buzëqeshje “djallëzore”, ndërsa në kokë mban dy kullat e katedrales në flakë. Në anën e majtë të karikaturës shkruhet “Reforma” dhe në të djathtë të saj, “Filloj me strukturën”.

“Ne do ta rindërtojmë katedralen të gjithë së bashku dhe ajo padyshim do të mbetet një nga destinacionet kryesore të Parisit”, tha Macron duke njoftuar se shumë shpejt do të hapë një skemë ndërkombëtare të mbledhjes së fondeve, për t’i rikthyer kryeqytetit Notre Dame-n e famshme.

Donacionet për rindërtimin e katedrales kanë kapur shifrën e 600 milion eurove, gjysma e të cilave është dhuruar vetëm nga dy persona.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Navalny e quan Putinin “gënjeshtar”

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet...

‘Euro 2020’/ Holanda mposht Austrinë, i bashkohet Italisë dhe Belgjikës në 1/8

Holanda ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Austrinë në ndeshjen e vlefshme për grupin C, dhe së bashku me Italinë dhe Belgjikën, ka...

Mbyti gruan dhe planifikoi të arratisej, momenti kur piloti përqafon vjehrrën

32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos, i cili mbyti gruan e tij 20-vjeçare britanike Caroline, është një vrasës tepër gjakftohtë, dhe u mundua të fshinte çdo lloj...

Mediat dhe oligarkët/ Peza: Ja emrat e radhës që do të shpallen “non grata”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe analisti Alfred Peza, parashikon një verë të nxehtë sa i takon situatës politike, teksa u shpreh se shpallja ''non...

Holanda votoi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por ka një kusht

Parlamenti holandez i dha dritën jeshile Shqipërisë ditën e sotme, pasi votoi pro hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Megjithatë, për negociatat, Holanda ka...