E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
1 C
Tirana

Karantina për shkak të Covid-19, një çështje politike dhe jo shkencore

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Vitamina C dhe D s’kanë efektivitet për Covid/ Mjeku publikon fakte tronditëse

Mjeku, Erion Dasho ka zbuluar fakte tronditëse për efikasitetin e vitamincës C dhe D, të cilat thotë se nuk kanë treguar asnjë evidencë për...

Uzuni i shënon Juventusit, shqiptari feston si Ronaldo (Video)

Myrto Uzuni ka befasuar Juventusin duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, Ferencvaros.  Sulmuesi shqiptar ka realizuar në minutën e 19-të të takimit që...

Nga: Sandro Iannaccone “Wired.it”

Në orën 18:00. Jo në orën 20.00 të mbrëmjes. Në fakt, mbase do të ishte më mirë në orën 22:00. Tema e debatit politik në Itali ditët e fundit, ndërsa epidemia vazhdon që të përhapet, duket se gati është reduktuar në debatin mbi kohën në të cilën duhet të nisë shtetrrethimi.

Një masë që duke kufizuar lëvizshmërinë dhe mundësitë e tubimeve, synon të ndalojë përhapjen e koronavirusit, veçanërisht në mesin e më të rinjve. Por a është vërtet kështu?

A është kjo një masë efektive? Mjerisht, për momentin e vërteta, është se nuk kemi të dhëna të forta, të cilat shkojnë përtej anekdotës, për të qenë në gjendje t’i përgjigjemi me siguri kësaj pyetje. Kjo edhe sepse është objektivisht e ndërlikuar të dallosh efektin e masave të ndryshme, dhe të kuptosh se cila pjesë e infeksioneve të reja ka ardhur për shkak të shkollave, transportit publik apo drekave familjare.

Lëre më pastaj të efektit që ka spostimi me disa orëve i momentit kur nis ndalim-qarkullimi. Gjithsesi, ne u përpoqëm të kuptonim arsyet e kësaj mase drastike, duke parë në fillim jashtë vendit, për të kuptuar se si po sillen vendet e tjera evropiane.

Disa javë më parë, britanikja “The Guardian”, i kushtoi një studim të thelluar kësaj çështje, duke folur për ndalimin e vendosur nga qeveria në pabet, restorantet dhe baret skoceze për t’u shërbyer alkool klientëve, dhe kufizimet pasuese të lëvizjes pas orës 22: 00 të mbrëmjes.

Arsyeja e ndalimit të parë, ka të bëjë me faktin se konsumi i alkoolit tenton të ulë mbrojtjen e dikujt, dhe të rrisë sjelljet e rrezikshme. Ndërkohë sa i përket bllokimit, çështja është më e komplikuar: “Unë jam i habitur me këtë masë”- deklaroi Majkëll Hed, ekspert i shëndetit global dhe profesor në Universitetin e Sauthemptonit, duke cituar rezultatet e një studimi mbi temën e të ashtuquajturve super-përhapës, nga fakti që “ndryshimi i kohës së mbylljes më 1 orë përpara, mund të ketë një efekt të ndjeshëm”.

“Duke parë studimet e kryera deri më tani mbi shtetrrethimin, unë nuk munda të gjeja askënd në fushën e shëndetit publik, që të mendonte se ajo është një ide e mirë”, thotë Linda Bold nga Universiteti i Edinburgut, Skoci.

Të njëjtin mendim ndan edhe Pol Hanter, ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin e Anglisë Lindore, që u shpreh për Huffington Post Uk mbi “mungesën e provave reale” mbi efektin që kanë bllokimet mbi epidemitë, duke shtuar se gjeti “vetëm një artikull që sugjeronte përfitime nga kjo praktikë, por edhe ai me një qasje analitike jo bindëse”.

Në mungesë të të dhënave, ne mund t’i drejtohemi vetëm arsyes së shëndoshë dhe provave anekdotike. Ne pyetëm Stefania Salmason, ish-drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Epidemiologjisë, Mbikëqyrjes dhe Promovimit të Shëndetit në Institutin e Lartë të Shëndetit në Itali, sot një eksperte e Shoqatës Italiane të Epidemiologjisë.

“Ne e dimë se për të kufizuar përhapjen e epidemisë, është e nevojshme të ndërhyhet në lëvizshmërinë e njerëzve, duke zvogëluar sa më shumë që të jetë e mundur mundësitë e takimeve dhe tubimeve mes njerëzve”, shpjegon ajo.

Lexo edhe :   Vijojnë shifrat e larta në Kosovë/609 raste të reja, 13 të vdekur nga COVID-19
Lexo edhe :   Pse po shtohen rastet e reja me Covid-19? Ja cilat janë arsyet kryesore

“Zgjedhja e vendosjes së një bllokimi gjatë natës, është e lidhur me një shkallë prioritetesh për të ruajtur sa më shumë që të jetë e mundur shëndetin e qytetarëve dhe produktivitetin e vendit.

Në thelb, ne zgjedhim të sakrifikojmë pjesën më vullnetare, pra kohën tonë të lirë, në një përpjekje për të minimizuar mundësinë e transmetimit të sëmundjes.

Është një masë që shkon në drejtim të pezullimit së asaj që nuk është thelbësore. Provat e efektivitetit të saj nuk janë shkencore: logjika dhe vëzhgimet anekdotike. Gjatë grumbullimeve në orët e mbrëmjes, sidomos të të rinjve, ka më shumë të ngjarë të ulet vigjilenca dhe të zvogëlohet distanca nga njëri-tjetri.

“Bllokimi përpiqet që ta parandalojë këtë gjë”, thotë ajo. Mesazhi, më shumë politik sesa shkencor, është që të heqësh dorë për momentin nga koha e lirë. Pra më pak darka jashtë shtëpisë, më pak dalje mbrëmjeve, më pak shëtitje pas darke, më pak jetë nate.

Të njëjtin mendim ndan edhe Antonela Viola, imunologe dhe drejtore shkencore e Institutit Qyteti i Shpresës, dhe profesoreshë e patologjisë së përgjithshme në Universitetin e Padovës, e cila në faqen e saj në Facebook përsëriti se “bllokimi nuk mbështet mbi asnjë arsye shkencore, por shërben për të na kujtuar se ne këtë situatë duhet që të gjithë të bëjmë sakrifica, se jeta jonë do të duhet të reduktohet vetëm tek ato që janë thelbësore: puna, shkolla, marrëdhëniet e afërta emocionale”. Dhe duke theksuar edhe një herë se “e vetmja gjë që funksionon kundër këtij virusi, është kufizimi i numrit të njerëzve që takojmë”.

“Ne duhet ta ngushtojmë rrethin e marrëdhënieve tona, si personale ashtu edhe profesionale”, thotë ajo. Shprehja “nuk ka asnjë bazë shkencore”, i referohet faktit se për momentin ende nuk ka të dhëna zyrtare për gjurmimin dhe vendin ku infektohet njerëzit realisht.

Të dhënat e vetme që kemi në dispozicion (edhe pse të pjesshme, pasi ka të ngjarë të ketë një numër shumë më të madh njerëzish të infektuar të pa numëruar), janë ato që kanë të bëjnë me demografinë. Por edhe në këtë rast, konfuzioni është mjaft i madh.

Të dhënat thonë se në përgjithësi, 11.8 për qind e infeksioneve kanë të bëjnë me njerëz të grupmoshës 0-18 vjeç, dhe 47 për qind me njerëzit midis 19-50 vjeç. Është e arsyeshme të supozohet se ky është fraksioni i popullsisë më i nënshtruar ndaj bllokimit.

Kjo duke pasur parasysh faktin që përqindja e njerëzve mbi 50-vjeç që bëjnë jetë nate, është më e ulët se sa ajo e tyre që janë nën këtë moshë. Pa të dhëna më të sakta dhe të përpunuara, këto janë hipotezat e vetme në këtë fushë.

Burimi i lajmit: https://www.wired.it/scienza/medicina/2020/11/04/coprifuoco-questione-politica-scientifica/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Parashikimi i horoskopit për sot, ja cila është shenja me fat

Dashi Hëna është e favorshme: përfitoni prej saj, qiell i bukur për dashuri. Në punë, ky është një vit që përfshin vendime të rëndësishme dhe...

Uzuni nuk ia del të ndalë Ronaldon, PSG, Lacio dhe Dortmund bëjnë detyrën

Mbyllen ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve. Ferencvaroshi i Myrto Uzunit, ishte pranë një barazimi historik ndaj Juventusit në Torino, por...

Në gjendje të rëndë prej 2 ditësh, Covid-19 i merr jetën mjekut nga Dibra

Humbje e rëndë për qytetarët dibranët, të cilët kanë shprehur trishtim të madh, pasi mësuan ndarjen nga jeta të mjekut, Ibrahim Kaziu. I ndjeri, 68...

Avokati i Gykatës Speciale: Procesi gjyqësor në Hagë mund të zgjasë 10 vjet

Avokati i Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj është shprehur se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së mund të zgjasë deri në 10 vjet. Në një intervistë që...

Dritë jeshile për Francën/ Macron: Më e keqja e valës së dytë kaloi

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka thënë se më e keqja e pandemisë së koronavirusit ka mbaruar. Në një deklaratë për mediat, ai ashtë shprehur...