E premte, 24 Shtator, 2021
24.5 C
Tirana

Karantina dy javore për emigrantët, OSBE: Duhet të ishin krijuar kushtet për ta

Misioni i OSBE/ODIHR ka prezantuar ditën e sotme raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në raport, u theksua dhe pamundësia e votës për shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe Mqedoni të Veriut, për shkak se Komiteti Teknik vendosi karantinën dy javore.

Sipas koordinatorit special dhe drejtuesit afatshkurtër të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Tiranë, Azay Guliyev autoritetet duhet të kishin marrë masa për sigurimin e votës së emigrantëve.

“Sa i përket shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe që s’u lejuan të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë duke marrë parasysh situatën me COVID, duhet të them opinionin tim personal. Në raste të tilla ka disa shembuj që e praktikojnë që të ushtrojë këtë të drejtë duke votuar në ambasada. Shpresoj që të jetë një çështje për t’u diskutuar në vijim se si mund të arrihet një konsensus. Duhet të ishin krijuar kushtet e duhura për ta që të votonin. Do doja që të flisnin autoritetet e vendit për këtë çështje.”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Mbreti i Instagr*mit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lu*ta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...

E kemi ditur gabim, ja çfarë ngjyre ka në të vërtetë Dielli

Nga Dr. Alastair Gunn Sigurisht që nuk ka ngjyrën e verdhë, që endeshin zakonisht në librat tuaj shkollorë. Dielli lëshon dritë në një gamë të...

Të isha socialist, do gëzohesha pafund kur Berisha e baltos Bashën kësisoj…

Nga: Artur Zheji Vetëm pak kohë më parë nuk mund të mendohej kurrë kjo që po ndodh këto kohë, edhe sikur të futeshin në punë...

“Zëri i Amerikës” shkruan për rigjykimin e Fatmir Mediut

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të...

VIDEO/Nga e hëna do hyjë në fuqi udhëzimi për çertifikatën e vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka kërkuar nga të gjithë arsimtarët dhe studentët që të vaksinohen, pasi nga e hëna do bëhet e detyrueshme...