E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Kapja e 400 kg kokainë/ Kryeprokurori i Kosovës: Vlera 20 mln euro

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi ka dhënë detaje në lidhje me sekuestrimin e 400 kilogram kokainë në qytetin e Lipjanit.

Gjatë një konference për mediat, Lumerzi u shpreh se vlera e drogës kapte shifrat e 20 milionë eurove nëse do të dilte për shitje në treg.

Ndër të tjera, ai tha se aksioni është bërë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shqipërisë dhe shtetit të Italisë.

Aleksandër Lumezi: “Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, autoritet italiane dhe auto amerikane. Janë konfiskuar 400 kg kokainë vlera e të cilave arrinë rreth 20 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar disa makina dhe mjete tjera. Gjatë hetimit janë përdorur masa të fshehta duke shikuar lëvizjen e të dyshuarve nga Italia deri në vendin tonë. Ju dërgojmë mesazh të qartë të gjitha grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë. Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm. Ashtu kemi bashkëpunuar me shtete tjera duke e ditur se krimi mund të na prek të gjithëve. kemi arritur të mposhtim krimin e organizuar. Më lini të falënderoj prokurorët e Shqipërisë, Prokurorët Italianë, policinë shqiptare dhe policinë e Italisë”.

Kompania e trasportit, me filial në Kosovë dhe Shqipëri

Kamioni në të cilën u kap sasia e konsiderueshme, është në pronësi të kompanisë “MC Foods”. Kjo kompani ka seli në Kosovë por edhe në Kavajë, teksa rezulton të jetë në pronësi të dy biznesmenëve, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria.

Sasia e kokainës u sekuestrua nga Policia e Kosovës, në një depo në Lipjan. Sasia e drogës që është transportuar përmes portit të Durrësit, raportohet të jetë 2.2 tonë që kap vlerën e mbi 6 miliardë eurove.

Lexo edhe :   Rashiti: Java e ardhshme, vendimtare për dialogun Kosovë-Serbi

Si u bë e mundur sekuestrimi i kokainës?

Kamioni ishte i mbushur me mish, ku pakove dhe kontenierëve u është vendosur çip. Me të mbërritur konteineri në Durrës, policia shqiptare ka konstatuar drogën, por nuk ka ndërhyrë duke e lejuar që të kryheshin procedurat, për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i tij. Më tej është njoftuar edhe policia e Kosovës, e cila ka ndërhyrë, duke bërë edhe sekuestrimin e sasisë së madhe të drogës.

Lexo edhe :   "KosovaCoin", kriptomonedha që ngre lart emrin e Kosovës

Operacioni për sekuestrimin e kësaj ngarkese të konsiderueshme lënde narkotike është kryer në bashkëpunim nga policia shqiptare, kosovare dhe ajo italiane, të cilët janë sinjalizuar nga DEA amerikane.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...