E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Kapitullimi i Gjermanisë s’duhet të jetë festë kombëtare e Shqipërisë

Nga: Kreshnik Spahiu

Debati nëse Shqipëria është çliruar më 28 apo 29 nëntor tashmë është shndërruar jo veçse aspak profesional por dhe komik. Çdo vit dalin në media komunistët dhe të përndjekurit duke debatuar nëse gjermani i fundit u largua në 28 apo 29 Nëntor.

Duke mos dashur të hyj në termat pse komunistët shqiptar dhe jugosllav zgjodhëm një datë çlirimi, do synoja për herë të parë të hidhja një ide tjetër, atë që Shqipëria nuk duhet të ketë festë kombëtare të çlirimit ditën e largimit të gjermanëve nga Shqipëria për këto arsye:

1- Shqipëria në historinë e saj ka pasur me dhjetëra pushtime dhe të gjitha pushtimet e tjera kanē qenë më të gjata në kohë se qëndrimi i gjermanëve nē Shqipëri.

2- Shqipëria ka pasur më shumë viktima dhe dëshmore në luftërat e tjera në raport me luftën e dytë botërore! Dihet tashmë që numri i Enver Hoxhës 28.000 dëshmore është gënjeshtër sepse referuar arkivës apo varrezave nuk kalon numri 4.200.

3- Gjermania erdhi në Shqipëri ndryshe nga shumë shtete të tjera, me një platformë të qarte për shqiptarët:

a- Bashkimi i Shqipërisë etnike me Kosovë dhe Iliridë…

b- qeveri kuislinge shqiptare nga elita dhe nacionalistët shqiptarë të asjaj kohe!

4- Gjermanët dhe Italianët më shumë ndërtuan dhe projektuan, sesa shkatrruan. Madje sot kryeqyteti Shqieprisë krenohet me projektet urbane të regjimit fashist dhe nazist.

5- Gjermania nisi luftën kundër komunizmit i cili pothuajse nuk egzistonte fare në Shqipëri kur filloj lufta botërore dhe Shqipëria nuk ishte objektiv dhe prioritet pushtimi nga Gjermania.

6- Shqipëria nuk po vuan sot copëtimin territorial prej Gjermanisë por ndarjen e kufijve si pasojë e luftrave me serbët, greket, maqedonasit, turqit, bullgaret …

7- Qëndrimi gjerman dhe austro-hungarez ishin më të balancuarit në Konferencën e Londrës 1913 pavarësisht se këto shtete më pas humbën Luftën e Parë Botërore!

8- Pse datë çlirimi duhet konsideruar largimi i gjermanit të fundit dhe jo largimi i turkut, serbit, grekut, …. të fundit?

9- Gjermania mbajti peshën kryesore në çlirimin dhe krijimin e shtetit shqiptar të Kosovës!

10- Shqipëria sot e ka Gjermaninë dhe qeverinë e saj, aleatin më strategjik në diplomaci dhe gjysma e shqiptarëve janë të gatshëm të jetojnë dhe emigrojnë në Gjermani.

Shqiptarët s’duhet jenë turmë që të ndjekin disa shtete të tjera europiane të cilat kanë arsye madhore për ta shpallur çlirimin nga Gjermania festë kombëtare!

Gjermania nuk ishte, nuk është, dhe s’do jetë kurrë armiku ynë historik por MIKU i shqiptarëve.

Për të gjitha këto arsye, largimi i gjermanit të fundit s’duhet të jetë festë kombëtare për shqiptarët!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...