E hënë, 16 Maj, 2022
27.5 C
Tirana

Kapiteneria e Vlorës merr masat, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit

Kapiteneria e portit të Vlorës njofon se është ndaluar nisja në det e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, përfshirë dhe anijet e peshkimit. Shkak për këtë është bërë moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin, dhe era e fortë që shkakton dallgë. Në njoftim thuhet se anijet pasagjere dhe anijet e tjera nuk kanë kufizime.

Njoftimi

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për ditët në vazhdim në datat 26, 27, 28, 29, 30.11.2021 në drejtimin Jug-JugLindje dhe JugJugPerëndim në forcën 4-5bft brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 10-15m/s deri në 7-8 bft / 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra.

ESHTE NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS. ANIJET PASAGJERE DHE ANIJET E TJERA NUK KANE KUFIZIME.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 30.11.2021/12:00.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...