Policia ka arritur të arrestojë shtetasin Viktor Marku, i akuzuar për vrasjen e Hektor Billës.
Një javë pas atentatit ndaj Hekuran Billës, i akuzuari kryesor për këtë ngjarje, Viktor Marku është vënë në pranga në Mal të Zi.
Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Billës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, më 12 qershor 2020.
Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, 22-vjeçarit që u vra në vitin 2006 nga Billa në Londër.