Kronikë

Kapet në Rinas 25-vjeçari kinez që vinte gjoba të frikshme

               Publikuar në : 11:29 - 12/06/19 S.N

Një 25-vjeçar nga Kina është arrestuar në Rinas me qëllim ekstradimi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Gjobëvënie”.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.L., lindur në Kinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, më datë 23.04.2019.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rinas

Kapet dhe arrestohet me qëllim eksdradimi një shtetas kinez për veprën penale “Gjobëvënie”

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana  dhe Interpol Pekini/Kinë, kanë bërë arrestimin e shtetasit kinez :

G.L, 25 vjeç,  lindur në Kinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, më datë 23.04.2019,  për veprën penale  “Gjobëvënie”. (maksimumi i dënimit 10 vjet burg).

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Zyra e Sigurisë Publike të Bashkisë së Goazhou, në Kinë, ka zhvilluar hetime, ndaj një grup kriminal, të tipit mafioz,  të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve.

Shtetasi G. L, është një prej anëtarëve kryesorë të këtij grupi.

Në vitin 2013, ky shtetas sëbashku me pjestarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L,  duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.

Në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin Ë.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi u bë i mundur arrestimi i shtetasit të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT